Masakroi 77 persona, Breivik pranon krimin, sfidon gjykatën
OSLO- Anders Breivik, njeriu i cili akuzohet për vrasjen e 77 personave, 8 të vrarë në një shpërthim bombe në Oslo ndërsa pjesa tjetër në një kamp të rinjsh në ishullin Utah, ka pranuar vrasjet ndërkohë që deklaruar se nuk njeh autoriteti e gjykatës. Fanatiku i krahut të djathtë tha para gjyqtarëve se vrasjet janë bërë si shenjë proteste kundër politikave liberale te imigrimit të Norvegjisë dhe kanë qenë të nevojshme për të mbrojtur Norvegjinë nga myslimanët.
Breivik, gjatë seancës së mbajtur sot në Oslo tha se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës, meqë, sipas tij “ajo ka mandatin e partive politike norvegjeze, që mbështesin multikulturalizmin”. Më herët, avokati i Breivik, Geir Lipestad paralajmëroi publikun që të përgatitet për dëshmi “të vështira dhe sfiduese” nga klienti i tij. “Ai jo vetëm që do t’i shpejgoje(veprimet e tij), por do të thotë se i vjen keq që nuk ka mundur të shkojë më tutje”,- ka thënë Lipestad.
Nëse gjykata arrin të vërtetojë se ai ka probleme mendore, Breivik pritet të dërgohet në një spital psikiatrik, por nëse gjendja e tij mendore do të cilësohet e mirë ai do të vuajë dënimin në burg.
Breivik përballet me një dënim prej 21 vitesh, ndërkohë që dënimi mund të rritet për ta mbajtur autorin e dyshuar të masakrës së Norvegjisë, në burg të përjetshëm. Vete ai nuk ka shprehur deri tani asnjë brerje ndërgjegje për aktin kriminal, c’ka është cilësuar një provë e rëndë për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e masakrës.
(el.me/BalkanWeb)