Masakroi protestuesit e 21 janarit, Basha e shpërblen duke e bërë drejtor të policisë bashkiake
Lulzim Basha ka zgjedhur për të drejtuar policinë bashkiake Florenc Hoxhën, ish- shefin e komisariatin numër tre. Ky është një shpërblim për rolin e tij në ngjarjet e 21 janarit. Hoxha akuzohet se ka rrahur barbarisht të shoqëruarit në ambientet e policisë më 21, 22 e 23 janar. Kjo dokumentohet edhe në një raport të përgatitur nga Komisioneri për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Europës lidhet me ngjarjet e 21 janarit. Në raportin e këtij komisionari, theksohet se duhen hetuar e ndëshkuar personat që janë përgjegjës për dhunën e ushtruar në komisariate. Ai jo vetëm që nuk është hetuar, por për më tepër është graduar në një detyrë të rëndësishme në bashki.
Por Florenc Hoxha ka qenë aktiv edhe në zgjedhjet e tetë majit. Ai pati marrë nën kontroll qendrën e numërimit të votave në Laprakë, në njësinë numër 11 dhe mendohet se ka qenë aktiv në manipulimin e numrave.