E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO Serbët djegin pikën doganore numër 1. Thaçi: Nuk ka KTHIM prapa

(E PERDITESUAR)- Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka akuzuar direkt Beogradin zyrtar se po qëndron prapa djegies së pikës doganore në Jarinë dhe përpjekjes për djegien e pikës doganore në Bërnjak, në veri të Kosovës.

Ai po ashtu ka porositur se Serbia duhet të harrojë ndarjen e Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur se KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë duke punuar për rivendosjen e rendit dhe qetësisë në gjithë territorin e Kosovës.

“Dua tju siguroj që nuk do të ketë kthim prapa dhe skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe me asnjë çmim”, tha ai.

Me veprimet e sotme, sipas tij, është demaskuar publikisht politika e Beogradit ndaj Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe të kenë besim të Qeveria e Kosovës dhe partnerët e saj ndërkombëtar. Ai ka thënë se angazhimi i Qeverisë nuk është i drejtuar kundër askujt dhe ka garantuar se do të kthehet rendi dhe ligji në Kosovë.

Thaçi ka thënë se ska kthim në gjendjen e status-quos dhe madje as të gjendjes së para dy ditëve. Ai ka thënë vendimi për rivendosjes së rendit dhe ligjit në veri ka qenë i menduar mirë, dhe përkundër vështirësive momentale, sipas tij, ai do të rezultojë i suksesshëm.

Thaçi, në konferencën për media në orët e vona të natës, gjatë gjithë kohës i është referuar bashkëpunimit me KFOR-in, por për një gjë të tillë nuk e ka përmendur EULEX-in fare.

***

Kur ishte menduar se situata ishte qetësuar, serbët kanë sulmuar pikën doganore 1 në Jarinjë, në kufirin Kosovë- Serbi, duke i vënë flakën, njësoj siç kanë bërë edhe kur u shpall pavarësia e Kosovës.

Pak më herët ishte njoftuar se forcat speciale të Kosovës ishin larguar nga pikat doganore dhe se aty kishte policë të thjeshtë e doganierë. Mediat thone se forcat e EULEX, polake dhe rumune, jane larguar duke e lene piken doganore ne meshire te fatit. Kete e fakton edhe nje video qe ne po publikojme me poshte. Serbet e kane rrafshuar me ekskavator piken doganore pasi i kane vene flaken.

http://youtu.be/o3G1O42FDjI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›