E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakroi vëllanë me çifte, arrestohet

Tiranë, 17 gusht, NOA Tre ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Pezë ku mbeti i plagosur një 40 vjeçar, Pëllumb Blerim Dirni, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Bëhet fjalë për vëllanë e tij Olsi Dini. 23 vjeçari Drini është arrestuar nga forcat e policisë gjatë ditës së sotme.

Arrestimi i tij u realizua sepse më datë 14.08.2010, rreth orës 17.00, për motive të dobëta, në Komunën Pezë, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu vëllanë e tij, 40 vjeçarin Blerim Pëllumb Dini, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që ndaj tij ka nisur hetimi me akuzën Plagosje e rëndë me dashje.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›