E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të vetëvritej duke rënë nga 4 metra lartësi, shpëton me dëmtime në trup 20 vjeçarja

Durrës, 17 gusht, NOA Me dëshirën për tu vetëvrarë një 20 vjeçare është hedhur nga katër metra lartësi duke marrë plagë në trup.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi dje rreth orës 15.45 të pasdites, në mbikalimin e këmbësorëve pranë Shkëmbit të Kavajës.

20 vjeçarja nga Skrapari me iniciale E.R, dhe banuese në Tiranë, është hedhur me dëshirën e saj nga një lartësi prej mëse katër metrash në mbikalimin e këmbësorëve.

Nga rënia në asfalt 20 vjeçarja ka pësuar dëmtime në trup, dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu, për të hetuar rrethanat e ngjarjes, që mund të shkaktonte vetëvrasjen e 20 vjeçares.

Megjithatë në pritje të marrjes në pyetje të 20 vjeçares, e cila po mjekohet në spital, materialet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë iu kaluan Prokurorisë së Durrësit.

mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›