E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet për 8 mijë litra derivate dhe ofrim të ryshfetit

Mitrovicë, 17 gusht - Mbi 8 mijë litra naftë e kontrabanduar është konfiskuar të martën në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës në rrugën çabër-Vinarcë. Pjesëtarët e njësive speciale operative të rajonit të Mitrovicës kanë identifikuar një automjet transportues të markës “SCANIA”, me targa vendore, i cili po qarkullonte në rrugën lokale çabër-Vinarcë, ka thënë zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.

Automjeti i dyshuar për kontrabandë me derivate po qarkullonte me drita të fikura, pasi zyrtarët policorë paraprakisht posedonin të dhëna të mjaftueshme për këtë kontrabandë me derivate.

I dyshuari 55 vjeçar, duke tentuar që t’i shmangej obligimeve doganore, ka përdorur
rrugët rurale të fshatrave, ndërsa policia ka identifikuar rezervuare speciale të isntaluara në rimorkio që cilat shërbenin enkas për transport të derivateve të kontrabanduara, ka thënë Hoti.

Në pamundësi të shmangies nga autoritetet policore, i dyshuari u ka ofruar ryshfet në shumë  prej 200 eurove zyrtarëve policorë. Një veprim i tillë i shoferit 55 vjeçar ka detyruar zyrtarët e Njësive Speciale Operative që të bëjnë arrestimin e tij dhe inicimin e procedurës penale për dhënie/ofrim ryshfeti, ka thënë më tutje zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë.
 
Automjeti me mallin kontrabandë është deponuar në terminalin doganor të Mitrovicës, për regjistrim të rastit dhe inicim të procedurave hetimore.
 
Policia ka regjistruar rastin si vepër penale “kontrabandë me mallra” dhe “dhënie e
ryshfetit”, ndërsa prokurori publik është informuar për të gjitha veprimet e ndërmarra të policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›