Masakrojne rojen per 100 leke

Durres- Roja i nje parkingu automjetesh ne qytetin e Durresit eshte rrahur barbarisht mengjesin e djeshem nga kater te rinj. Shkak i ngjarjes dyshohet te jete bere nje 100 lekesh qe kerkonte 50-vjecari per mjetin qe u parkua para Mauzoleumit te Deshmoreve. Agim T. eshte derguar me shpejtesi nga persona qe ndodheshin ne vendngjarje ne drejtim te repartit te urgjencave ne spitalin rajonal te Durresit. Nderkohe qe nderhyrja e bashkeshortes se tij qe gjendej afer vendngjarjes beri qe agresoret te linin rojen te pergjakur ne asfalt dhe te arratiseshin. Policia tha se i demtuari eshte i punesuar per vjeljen e parave ndaj drejtuesve te mjeteve qe parkojne ne zonen ku ndodhi sulmi.
Burime spitalore bejne te ditur se roja ka mberritur rreth ores 11:00 ne gjendje te rende, me fraktura, shembje dhe dhembe te thyer, por aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia nisi hetimet dhe mblodhi deshmite per identitetin e agresoreve, por pa mundur t'i ndalonte gjate kontrolleve te kryera. Sipas deshmitareve, gjithcka nisi kur roja i vendparkimit perpara Mauzoleumit te Deshmoreve u ka kerkuar disa te rinjve tarifen e parkimit prej 100 lekesh. "Nga automjeti tip "Ford", me ngjyre te zeze tip sportive, dolen te rinjte qe nisen te grinden me rojen", ka treguar per policine nje nga personat qe ka pare skenen nga ballkoni i pallatit perbri parkingut. "Nuk e dija numrin e telefonit te salles operative te policise dhe telefonova zjarrfikesit, duke iu lutur te njoftonin policine", vijon 40-vjecari per gazeten "KJ". Nderkohe te rinjte kishin leshuar rojen pa ndjenja mbi asfalt dhe ishin larguar me shpejtesi. Ne vendngjarje ka shkuar menjehere policia e shoqeruar nga mjeti i ndihmes se shpejte, ambulanca e spitalit dhe ka shoqeruar per ne spital te plagosurin 50-vjecar, Agimin T., ne gjendje shume te rende shendetesore.
Bashkeshortja rojes se plagosur thote se, "arrita shume shpejt, pasi me thane per sherrin dhe ua nxora nga duart. Kur me pane mua ndaluan dhe iken". Ne vendngjarje mberriten edhe dy furgona te policise se Durresit me efektive, qe kryen veprimet paraprake. "Shyqyr qe arrita ne kohe, se do te ma kishin lene te vdekur. Kaq keq po e godisnin, saqe i kishin thyer dhembet dhe e kishin gjakosur te terin", i ka treguar policise bashkeshortja e viktimes. Ngjarja ka terhequr vemendjen e qytetareve te shumte dhe drejtuesve te mjeteve, nderkohe qe autoret jane larguar qetesisht se bashku me mjetin e tyre tip "Ford", me ngjyre te zeze.
Kalimtaret te terrorizuar
Kalimtare te shumte jane terrorizuar nga ngjarja dhe ne panik asnje prej tyre nuk pati guximin te nderhynte per te shmangur agresionin. Vetem bashkeshortja e rojes qe eshte gjendur aty afer ka reaguar duke u hequr te rinjve burrin nga duart. Ata qe kishin ndodhur ne afersi te vendngjarjes thane se e pane skenen, por nuk nderhynin dot per t'i ndare. Policia mblodhi disa te dhena rreth identitetit te personave dhe karakteristikat e mjetit, per te lehtesuar kerkimin dhe identifikimin e shpejte te autoreve te sulmit barbar.