E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silvi Skenderaj: Nuk do ta falja tradhetine per hir te dashurise

Vazhdon te jete serish vajza e brishte, qe dy vjet me pare vuri mbi koke kuroren e "Miss Shqiperia". Por tashme Silvi Skenderaj eshte me e rritur dhe me pjekur. E pikerisht per kete arsye, edhe me e qarte ne synimet e saj per te ardhmen. Studentja e vitit te dyte per juridik ne nje prej universiteteve private te kryeqytetit, di tashme se ne te ardhmen deshiron te jete nje juriste e zonja, por natyrisht, pa i humbur kontaktet me boten e spektaklit dhe modes. E ne kete te fundit nje vend te vecante duket se ze fotografia, fusha ne te cilen Silvi shprehet, se e ndjen veten me mire. Eshte kjo nje prej arsyeve, qe e kane shtyre pak dite me pare te realizoje disa foto te reja artistike, te cilat nxjerrin me ne pah hiret e saj femerore.

Silvi, si ka qene vera e ketij viti per ty? Besoj plot me pushime, sepse te shoh qe ke perfituar nga rrezet e diellit...

Kam pushuar mjaftueshem dhe mund te them, se pushimet ende nuk kane mbaruar per mua. Nje pjese te tyre i kalova ne Vlore dhe Dhermi, ndersa kam frekuentuar edhe pishinat ne periferi te Tiranes. Por besoj, se me takon sepse pas nje sezoni te gjate provimesh, pushimet jane menyra me e mire per t'u relaksuar. Pastaj duke qene se me pelqen ngjyra e rrezatuar e lekures, them te mos i humbas edhe keto dite me diell.

Viti ne te cilin jemi, duket se te ka gjetur disi te shkeputur nga ekrani dhe me te lidhur me fushen e modes, perse kjo zgjedhje?

Eshte e vertete, qe gjate ketij viti me shume jam shfaqur ne sfilata, mode sepse te tilla kane qene edhe ofertat, megjithate them, se ka pasur sfilata te rendesishme dhe dinjitoze, mes te cilave edhe ajo e Rezarta Skifterit.

Kur te bejne oferte per t'u shfaqur diku, cili eshte kriteri qe ti shikon?

Se pari shikoj se sa e rendesishme eshte dhe a ia vlen, qe une te jap imazhin tim, shoh njerezit me te cilet kam te bej, por natyrisht edhe pagesat.

Meqe folem per pagesat, a paguhet sa duhet nje modele si ti ne Shqiperi?

Jo, pagesat ne Shqiperi jane shume larg asaj qe duhet te jene.

Ke menduar te ikesh dhe ta kerkosh karrieren diku tjeter?

Jo, sepse sic e thashe moda dhe spektakli jane sekondare per mua.

Ke provuar prezantuesen, modelen dhe fotomodelen, ku e gjen veten me mire?

Te gjitha jane te rendesishme dhe i bej me deshire, por me terheq vecanerisht fotografia. Ndoshta ketu kane ndikuar edhe opinionet e fotografeve, qe me kane bere ta dashuroj me shume fotografine dhe te ndjehem me mire.

Per te qene nje modele e mire duhet te kesh edhe linja perfekte, si arrin te kesh trupin ne forme?

Eshte thjesht natyrale, metabolizmi i trupit funksionon ne menyre te tille, qe nuk me kushtezon ne menyren e te ushqyerit.

Nderkohe ti studion per juridik, nje dege qe nuk ka lidhje me spektaklin. Ne te ardhmen e sheh veten si nje juriste, apo nje modele me diplome?

E shoh veten si nje juriste e zonja, e cila pelqen te ngjitet ne pasarele.

Nderkohe, do doja te te pyesja per nje aspekt tjeter te jetes tende, qe nuk ka lidhje me skenen, por qe nuk mund te anashkalohet tek nje femer e bukur. A ka Silvi nje djale ne krah?

Nuk dua ta komentoj kete fakt.

Si ta kuptojme kete pergjigje?

Mund te them, vetem qe ne kete periudhe ndjehem mire keshtu sic jam.

Po nese do te te pyesja, se si i ka Silvi marredheniet me seksin mashkull?

Atehere do te thoja, qe kam marredhenie shume te mira me meshkujt, e madje pjesen me te madhe te shoqerise e kam meshkuj. Mendoj, qe femrat jane xheloze dhe asnjehere nuk te vleresojne per ate qe je. Une kam zgjedhur shoqerine e duhur, sepse edhe meshkujt, jo gjithmone jane shoke te mire.

Je ndjere ndonjehere e tradhtuar nga ndonje mashkull?

Jo nuk e kam provuar kete ndjenje, sepse nuk lejoj qe te arrij deri aty.

Po ti vete ke tradhtuar ndonjehere?

Tradhtia me duket shume e ulet si fjale dhe nuk ekziston ne qenien time.

Do ta falje tradhtine per hir te dashurise?

Them, qe jo. Nese ndodhte vetem nje here, ndoshta per hir te dashurise do te perpiqesha ta falja, por nese nje njeri tradhton nje here, ai nuk do ta kishte problem ta bente serish. Por une nuk besoj te me ndodhe dicka e tille, di ta menaxhoj jeten time private.

Cfare do te thote per ty te jesh e dashuruar?

Dashuria eshte nje fjale shume e rendesishme dhe qe te jesh e dashuruar duhet te kesh ndjesi reciproke, respekt reciprok, konsensus... E veshtire ta percaktosh me fjale.

Do te beje sakrifica ne emer te dashurise?

Nese do t'ia vlente, perse jo.

Beson ne Zot?

Besoj se ekziston nje Zot, por nuk ndjek rite fetare.

Ke frike nga mekatet?

Nese do te kishte frike, njeriu nuk do te bente mekate.

Ke menduar ndonjehere, se cili mund te jete mekati me i madh, qe ke bere?

(Qesh) Nuk di te kem bere mekate te medha.

Surpriza e 20-vjetorit

20 vjece i ka bere vetem pak dite me pare. I vjen keq, qe nuk ndodhej prane familjes, pasi kishte menduar nje feste te madhe buze pishines, megjithate duket se eshte ndjere mire edhe prane miqve buze detit. Dhurata te shumta dhe surpriza te bukura kane mbushur 20-vjetorin e Silvi Skenderajt. Bukuroshja, qe ndodhej me miqte ne plazhin e Radhimes, te pakten torten e ditelindjes e kishte eliminuar nga menuja e asaj dite. "Duke qene se ndodheshim ne Radhime, kete punen e tortes e lashe pas dore, sepse mendova, qe atje do te ishte e veshtire te gjendej. Por miqte e mi kishin menduar edhe per kete detaj dhe gjate darkes e pashe veten perpara nje torte te madhe me qirinj, e shoqeruar nga gotat e shampanjes. Nese do te isha ne Tirane, kjo do kishte qene dicka krejt normale, por atje, m'u duke nje surprize e bukur", shprehet Silvi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›