Konflikti, vetevritet ish-polici
Durres- Ish polici i portit te Durresit vetevritet me cifte ne kushte depresioni pas sherrit me familjaret. Burime nga Drejtoria e Policise se Durresit bene te ditur se Gezim Gjergji, ish-efektiv policie, banues ne fshatin Kulle te Sukthit, u gjet i mbytur ne gjak ne ambientet e brendshme te baneses, i veteqelluar me nje arme gjahu qe e mbante me leje. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 17:00, ndersa pak minuta me pas i plagosuri nderroi jete gjate rruges per ne spital. Burimet shtuan se 48-vjecari eshte vetevrare pas nje debati qe ka zhvilluar nje dite me pare ne familjen e tij. Ish-efektivi i policise se Durresit ka qene ne pune deri ne vitin 2003 si punonjes policie ne komisariatin e policise se portit. Ai ishte punonjes policie sherbimi qe merrej me rrethimin e portit dhe ruajtjen e sigurise se tij, nderkohe qe se bashku edhe me punonjes te tjere, u liruan nga kjo detyre ne kohen qe u krijua Forca e Sigurise Portuale (FSP).
Shkaku i vetevrasjes se 48 vjecarit Gjergji po kerkohet ne nje debat te ashper qe ai ka zhvilluar ne familjen e tij. I ndjeri ka qene i martuar dhe kishte tre femije. Nje nate para vetevrasjes, Gjergji ka pire se bashku me shoke te tij ne nje lokal te fshatit dhe ne shtepi ka shkuar i dehur. Ky ka qene shkaku i fillimit te debatit qe ka vazhduar gjate. Me pas, diten e djeshme, ai eshte mbyllur ne njeren nga dhomat e shtepise se tij per disa ore dhe nuk ka pranuar te dale prej andej. Familjaret kane negociuar duke kerkuar qe ta bindin per te dale jashte, por ai nuk ka pranuar. Krisma eshte degjuar nga familjaret, te cilet kane rendur per ne dhomen ku ndodhej viktima. Te pranishmit i kane treguar oficereve te policise gjyqesore se ata kane menduar fillimisht per ndonje te shtene te pavullnetshme, pasi 48-vjecari u kishte thene se do te pastronte armen. "U hutuam dhe nuk u besonim syve, ndersa pame Gezimin e mbytur ne gjak", i thane policise te afermit e viktimes. Gezim Gjergji ishte ende gjalle kur eshte gjetur nga te afermit ne nje pellg gjaku. Ai eshte transportuar me shpejtesi ne drejtim te spitalit rajonal te Durresit, por 48-vjecari ka nderruar jete gjate rruges. "Shpresuam se do t'ia hidhte, pasi ka pasur nje organizem te forte", pohuan familjaret ne kulmin e deshperimit.
Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se sacmat e kishin goditur te ndjerin ne organet vitale, duke mos i dhene mundesi mbijetese. Mungesa e nje asistence te shpejte e profesionale ne momentin e plagosjes si dhe distanca e gjate prej rreth 23 kilometrash deri ne spital, kane qene faktore qe kane ndikuar ne humbjen perfundimtare te jetes prej tij. "Ne udhetim e siper, treguan personat qe ishin me te ne automjet,- nuk eshte arritur qe te ndalohet perfundimisht hemorragjia nga plaget e hapura nga arma e gjahut, e cila ka si veti qe i shperndan sacmat ne vendin e goditjes". Ekspertet e kriminalistikes thane se ne vendin qendror, ku sacmet kane intensitet me te madh goditjeje, krijohen plage te medha te cilat, ndonese mund te mos jene tej pershkuese, eshte e veshtire qe te ndalohet rrjedhja e gjakut edhe prej mjekeve me pervoje pune te gjate e kualifikim per plage armesh zjarri.
K. Jaupi