Masakron me dru zjarri nënën, autori: Se di çfarë kam bërë, skisha pirë ilaçet
Nuk e di hiç, nuk e di që kam bërë këtë krim, që të kem vrarë nënën. Por të gjithë këta njerëz që janë mbledhur këtu nuk janë mbledhur kot. Duket që unë e kam bërë. Do jemi grindur për ndonjë çështje pa rëndësi. Atë ditë nuk i kisha pirë ilaçet. Nëna më përzinte nga shtëpia, unë shkoja tek ajo se më bënte bukë për të ngrënë. Vetëm për bukë shkoja në shtëpinë e saj, se më ka vdekur gruaja para një viti nga kanceri në gjoks.
Kështu është prehur Leter Pashaj, 51 vjeçari nga fshati Kullë i rrethit të Durrësit, i cili paraditen e së shtunës masakroi me dru zjarri nënën 75 vjeçare, Mejreme Pashaj.
Siç shkruhet edhe në GSH, pas shqyrtimit të provave të mbledhura dhe rrëfimit të të pandehurit, trupi gjykues ka lënë në burg pa afat Lefter Pashajn për akuzën Vrasje me dashje./A.XH