Vrasja e kineastit Bujar Barçi, vëllai: U përdor armë që mbajnë këta të SHISH-ut
E ka vraë vëllain tim me gjakftohtësi. Ai e ka planifikuar çdo gjë. Kështu shprehet vëllai i kineastit Bujar Barçi, i cili u ekzekutua dy muaj më parë në kryeqytet.
Nuk e pamë , sepse ishte qëlluar me një pistoletë-thikë, pistoletë e vogël, si nga ato që mbajnë ata të SHIK-ut, pistoletë që kishte bërë vetëm një vrimë të vogël dhe s’e kuptuam, tregon Agimi.
Vëllai mohon që kineasti ti këtë qenë borxhli autorit të vrasjes, Halit Shahinit.
Një shoku i fëmijërisë së vëllait tim ka dëshmuar në polici se Bujari i ka pasur një shumë parash borxh prej 100 mijë dollarësh këtij Halitit , por ia ka shlyer para 10 vitesh. Me sa di unë vëllai im nuk i ka pasur njeriu borxh, sepse ai punonte dhhe nuk ishte në gjendje të keqe ekonomike, shprehet ai.
Ai nënvizon se: Mua më kanë thënë edhe njerëz të tjerrë, që ky autori i ngjarjes, meqë i kishte krahët të ngrohtë se ka qenë ish truprojë e një ish ministri, Luan Hajdaragës, shpesh i kërcënonte njerëzit, duke u kërkuar para borxh në formën e një gjobe. Dhe them se edhe atë ditë ai ka shkuar tek dyqani, e ka takuar vëllain tim dhe i ka kërkuar lekë borxh. Ai ndoshta nuk ka pranuar që tia japë dhe në këtë moment ai e ka goditur,” shprehet Agimi për GSH-në.
Bujar Barçi u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare. Ai ka qenë producent i disa filmave si : Ne dhe Lenini, “Syri Magjik, “Përrallë nga e kaluara, etj./A.XH