Gazetarët në protestë kundër dhunës ndaj operatorit të Top Channel
Gazetarë, njerëz të medias, por edhe qytetarë të ndryshëm po protestojnë kundër dhunës ndaj operatorit të Top Channel Genti Ballta në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ai u shoqërua nga policia në momentin kur ndodhej në krye të detyrës dhe brenda ambienteve është dhunuar fizikisht nga zëvendës drejtori i policisë së Tiranes Erzen Berçani. Ata janë përpjekur ta mohojnë se është shkaktuar dhunë,ndonëse Policia e Shtetit njoftoi të martën ne mbremje se është pezulluar nga detyra zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranes, Erzen Breçani, pasi dhunoi dy ditë më parë kameramanin e Top Channel, Gent Ballta.
Sipas një njoftimi për shtyp të zëdhënëses Laura Totraku, thuhet se
Lidhur me rastin e bërë publik nga televizioni Top Channel, që bën fjalë për dhunimin e operatorit të këtij televizioni, nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është marrë masa e pezullimit paraprak nga detyra, ndaj zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, z. Erzen Breçani, pasi ndaj tij ka filluar ecuria disiplinore.A.XH