E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakron me gur gruan dhe vetevaret


ELBASAN-Vret bashkeshorten me gure dhe vetevaret me pas ne pyllin afer shtepise 58-vjecari. Ngjarja eshte regjistruar ne fshatin Vulcan te komunes Hotolisht ne rrethin e Librazhdit pasditen e te henes por trupi eshte gjetur nga disa banore qe kane qene duke kaluar rreth ores 2330 ne vendin e quajtur Kodra e epit ne afersi te baneses se familjes epi. Kufoma i perkiste shtetases Behije epi 50 vjec. Gruaja ishte goditur disa here me gure ne koke. Policia menjehere shpalli ne kerkim per vrasjen e bashkeshortes shtetasin Sami epi 58 vjec i cili pas vrasjes eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Vetem dje rreth mesdites familjaret e tij kane zbuluar trupin e pajete te vetevarur ne nje peme ne nje pyll afer shtepise te 58-vjecarit. Dy bashkeshortet kishin shkuar te punonin nje pjese toke qe e kishin larg shtepise. Dyshohet se vrasja ka ardhur pas nje grindjeje te momentit mes tyre ndersa ishin duke punuar token. ifti epi kishte 4 femije te gjithe te martuar madje ishin edhe gjysher.

Hetimet
Policia eshte njoftuar rreth ores 2330 nga banore te fshatit Vulcan se eshte gjetur kufoma e nje gruaje. Menjehere agjente te policise kane mberritur ne fshatin e larget te komunes Hotolisht ne rrethin e Librazhdit. Policia vertetoi faktin se gruaja ishte vrare me nje gur te madh e goditur disa here ne koke. Agjente te policise kane nisur kerkimet per bashkeshortin e viktimes Sami epi. Ky i fundit pas vrasjes ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga kerkimet edhe te familjareve burri u gjet i vetevarur me litar ne nje peme ne pyllin afer shtepise. Shefi i komisariatit te policise se Librazhdit Sulejman Kalaja konfirmoi se me vetevrasjen e autorit te krimit ceshtja konsiderohet e mbyllur. Sipas tij shkaku qe ka sjelle ngjarjen mendohet te kete qene nje grindje mes tyre. Mesohet se dy bashkeshortet kishin shkuar te punonin nje pjese toke larg shtepise. Pasi kishin punuar tri ore dyshohet se mes tyre ka pasur nje sherr qe ka sjelle reagimin e dhunshem te burrit. Ky i fundit e ka ndjekur rreth 10 metra tek shkurret afer kesaj pjese toke dhe me pas e ka goditur disa here ne koke te shoqen duke e masakruar me gur. Dyshohet se ka qene nje reagim i dhunshem qe ka ardhur pas grindjes se tyre.

Femijet e familjes epi
ifti epi kishte 4 femije te gjithe te martuar. Dy djemte iu punonin ne Himare ndersa vete ata jetonin me njerin prej tyre. Sipas banoreve te zones Sami epi ka qene zetorist ne fshat dhe kishin mendim te mire per te. Gjithsesi mesohet se ai ishte xheloz per gruan edhe pse mosha dhe femijet e rritur nuk e justifikonin kete xhelozi. Gjithsesi shkaqet zyrtare per krimin e tmerrshem mbeten ende te paqarta per shkak se deshmitari i vetem u vetevra. Gjate oreve te fundit ne familjen epi kane mberritur femijet te cilet jane lajmeruar per krimin e rende vetem ne mengjes. Varrimi i ciftit pritet te behet sot.

Shkurt 2010
Haki Miska me banim ne Prevalle te komunes Lunik ne rrethin e Librazhdit u zbulua si vrases serial shkurtin e vitit e kaluar pasi vrau nenen e tij dhe plagosi te bijen. Ai akuzohet se kishte vrare e fshehur eshtrat e bashkeshortes se tij Mimoza Selman Miska e vitlindjes 1962 lindur ne Elbasan dhe me banim ne Prevalle. Gruaja eshte vrare ne prill te vitit 1994. Autori e ka torturuar dhe me pas vrare me mjete te forta. Pas vrasjes ka hapur ne grope ne nje are e quajtur Lugu i Miskut prone e tij dhe e ka groposur. Pas groposjes autori ka denoncuar ne polici largimin e bashkeshortes nga shtepia. Vazhdojne kerkimet per eshtrat e gruas nderkohe qe u zbulua qe ai kishte vrare edhe njerkun e vet.

30 dhjetor 2010
Burri akuzohet se ka mbytur gruan ndersa eshte ndihmuar nga nena e tij. Nga ana e strukturave te krimeve te renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Elbasan pas nje sere veprimesh hetimore u arrestuan per vrasjen e shtetases Zemrije Belba 31 vjec me banim ne Skroske shtetasit Tixhe dhe Alfred Belba nene e bir. Arrestimi i tyre u be pasi nga ana e hetimeve rezultoi se shtetasit e arrestuar ne bashkepunim me njeri-tjetrin per motive te dobeta kane vrare me mjete rrethanore 31-vjecaren duke e mbytur ne gjume. Ndaj tyre u ngrit akuza vrasje me dashje ne bashkepunim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›