Shqiptaret pesimiste nuk shpenzojne
TIRAN- Shqiperia e mbylli vitin 2010 me nje rritje ekonomike qe mendohet te jete rreth 4.1 nderkohe qe konsumatoret vijojne te jene pesimiste per te ardhmen e ekonomive familjare. Te dhenat e nxjerra nga Banka e Shqiperise ne raportin per besimin e konsumatorit raportojne per perkeqesim te ketij treguesi edhe gjate tre mujorit te fundit te vitit 2010.
Besimi i konsumatoreve perbehet nga kater perberes te cilat BSH-ja i merr ne konsiderate gjate hartimit te raportit. Konsumatoreve i behen pyetje te cilat kane te bejne me planet e tyre per blerje te medha si pershembull apartamente apo automjete situaten e pritshme ekonomike situaten financiare si dhe gjendjen aktuale financiare. Treguesi i pare eshte ai qe ka shenuar renie te madhe me minus 4.1 .
Pra shqiptaret nuk planifikojne te bejne shpenzime te medha duke shprehur shenja pasigurie per te ardhmen. Ne lidhje me kete ishte shprehur edhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani gjate fundit te vitit te kaluar i cili beri thirrje per shtim te shpenzimeve nga ana e qytetareve. Ecuria e shpenzimeve konsumatore kushtezohet kryesisht nga pasiguria per te ardhmen sikurse ilustrohet nga te dhenat e vrojtimit konsumator - do te shprehej atehere Fullani.
Ulje gjithashtu ne raport me tremujorin paraardhes kane shenuar edhe dy treguesit e tjere sic jane situata e pritshme ekonomike si dhe situata financiare. I vetmi tregues pozitiv ka qene ai per gjendjen aktuale financiare. eshtja komplikohet edhe me tej kur merren ne konsiderate pritshmerite e konsumatoreve per nivelin e punesimit. Rreth 37 e te intervistuareve shprehen se presin rritje te papunesise ndersa vetem 16.4 per qind e tyre presin ulje te ketij treguesi.
Konsumatoret kane vleresuar me te keqesuar situaten aktuale financiare te tyre ne tremujorin e katert te vitit 2010. Pritjet e konsumatoreve ne lidhje me nivelin e papunesise ne gjashtemujorin e ardhshem rezultuan me pesimiste ne krahasim me ato te shprehura ne vrojtimin e shkuar - citohet ne dokument.
Risi per kete tremujor eshte rritja e besimit te konsumatoreve tek sektori i ndertimit. Kishte me shume se dy vjet qe ky tregues ishte ne renie. Rritja gjithashtu eshte shenuar edhe besimi tek industria. Edhe ky sektor ashtu si edhe ndertimi ka qene per nje kohe te gjate ne shifra renese. Surpriza shenohet tek sektori i sherbimeve. Edhe pse kane qene sektori me treguesit me pozitive edhe ne kohen e kulmit te krizes gjate tre mujorit te fundit te vitit 2010 besimi i konsumatoreve tek sherbimet ka pesuar renie.