E Diel, 1 Nëntor 2026

Masat e OSHEE Shkodër për festat e fundvitit, transformatorë dhe pajisje rezervë të gatshme për çdo ndërhyrje

OSHEE Shkodër ka ndërmarrë një sërë masash për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje me energji elektrike gjatë festave të fundvitit.

Strukturat teknike janë angazhuar në monitorim të vazhdueshëm të rrjetit dhe janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të menjëhershme në rast avarish. Sipas drejtorit të OSHEE Shkodër, Armand Zhuka janë të disponueshëm baza materiale dhe transformatorë rezervë për zëvendësimin e pajisjeve që mund të dëmtohen nga mbingarkesa sipas zonave që mbulojnë.

“Ne kemi plan masash të qartë dhe të publikuara, në dispozicion të gjithë grupet operative dhe janë të pajisur me bazë materiale se ndodh nga mbingarkesa të digjet transformatori. Kemi marrë masat që ajo të rregullohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha drejtori i OSHEE Shkodër, Armand Zhuka.

Gjithashtu, ai apelon te abonentët për përdorim të kujdesshëm të energjisë elektrike, duke shmangur mbingarkesat dhe abuzimet që mund të shkaktojnë probleme në rrjet.

“I vetmi apel është që të mos abuzohet me energjinë elektrike, se është një mall që blihet dhe shitet”, tha ai.

Sipas OSHEE-së, janë forcuar grupet e shërbimit 24 orë në terren, ndërsa është kryer kontroll dhe mirëmbajtje e linjave dhe nënstacioneve kryesore, për të shmangur problematika gjatë ditëve me ngarkesë të shtuar të konsumit.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›