E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat e ashpra të kursimit efekte negative në shëndet

Specialistët kanë deklaruar se shkurtimet buxhetore, që kanë për qëllim ringjalljen e ekonomisë globale janë duke pasur ndikim negativ në shëndet si në Evropë ashtu edhe në Amerikën Veriore.

Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Universiteti i Oxfordit.

Pas dhjetë vjet hulumtimesh, është gjetur se masat e kursimit kontribuojnë në rritjen e rasteve të vetëvrasjes, depresionit dhe sëmundjeve infektive.

Shkurtimet kanë reduktuar qasjen në mjekësi dhe kujdesin shëndetësor.

Në Greqi, për shembull lëvizjet për të shkurtuar buxhetin për parandalimin e HIV-it kanë koinciduar me rritjen e rasteve të AIDS-in në më shumë se 200 për qind që nga viti 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›