E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, ligj për shkarkimin e punonjësve të administratës

Parlamenti grek ka miratuar një legjislacion që lehtëson shkarkimin e punonjësve të administratës.

Ligji, që u miratua të dielën, do të lejojë largimin nga puna të punonjësve për herë të parë në Greqi.

Rreth 2 mijë punonjës të administratës do të pushohen në fund të muajit maj, ndërsa 2 mijë të tjerë në fund të vitit, ndërkaq 11 mijë e 500 në fund të vitit 2014, duke arritur një total prej 15 mijë e 500 personave.

Legjislacioni është i fundit në kuadër të masave të ashpra të kursimit.

Ai është arritur në dakordësi me huadhënësit ndërkombëtarë, Bashkimin Evropian dhe FMN-në, për të zbatuar masat e kursimit si kusht për marrjen e kredive të tjera emergjente në vlerë prej 8.8 miliardë dollarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›