E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat e forta te Portugalise Obama vlereson qendrimin e qeverise

Presidenti amerikan Barack Obama ka vleresuar perpjekjet e qeverise se portugalise per masa te forta ekonomike ne kuader te krizes se borxheve me te cilen perballet gati e gjithe Europa. Ne do te punojme me te gjithe ne Europe e jo vetem me Portugaline ne mbeshtetje te ketyre perpjekjeve ka theksuar Obama ndersa ka takuar kryeministrin portugez Hoze Socrates ne Lisbone.

Kriza e borxheve viktima e fundit e se ciles eshte Irlanda ka shtuar shqetesimin edhe per ecurine e ekonomise portugeze dhe shume analiste thone se kjo e fundit mund te zhytet ne recesion vitin e ardhshem. Portugalia e ka shkurtuar buxhetin ne 7.3 per qind dhe planifikon shkurtime te medha per vitin qe vjen. Qeveria e Sokrates planifikon te shkurtoje rrogat dhe te rrise taksat per te ngritur te ardhurat e buxhetit dhe per te ulur papunesine.

Ne takim eshte prekur edhe angazhimi i shtetit te vogel europian me trupa ushtarake ne Afganistan ku Obama ka vleresuar gatishmerine e qeverise ne kete drejtim. Obama ndodhet ne Lisbone per samitin e NATO-s dhe ka vene ne dukje faktin qe ky qytet i dha vulen dokumentit me te rendesishem te BE-se Traktatit te Lisbones dhe pritet qe te shenjoje edhe nje faze te re ne strategjine e dhjete viteve te ardhshme te NATOS.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›