Samiti historik i Lisbones. NATO dorezon autoritetin ne Afghanistan

NATO eshte shprehur e gatshme te nise dorezimin e autoritetit ne forcat afgane te sigurise si hap i pare i planit te terheqjes se plote ushtarake qe do te permbyllet ne fund te vitit 2014. Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar keshtu nga Lisbona ndersa kreret e 48 shteteve jane duke mberritur per samitin dyditor qe do te perpunoje planin e qarte te kesaj terheqjeje.
Kreu i NATO-s Rasmusen tha gjithashtu se ky samit do te shenoje nje faze te re ne marredheniet mes aleances ushtarake dhe Rusise. NATO dhe Russia duket se jane marre vesh per planin amerikan te ndertimit te nje mbrojtjeje te perbashket raketesh.
28 vendet e NATO-s kane ftuar edhe 20 vende te tjera te cilat jane te perfshira ne luften e Afganistanit per samitin e Lisbones. Presidenti afgan Hamid Karzai do te jete nje prej tyre dhe do te takohet me presidentin amerikan Barak Obama diten e shtune. Obama eshte angazhuar qe te nise terheqjen e trupave amerikane duke nisur nga korriku i vitit te ardhshem. Hollanda e ka perfunduar tashme misionin ne Afganistan ndersa Kanadaja planifikon ta mbylle vitin e ardhshem. Gjermania dhe Franca jane shprehur per shkurtime ne trupat e tyre ushtarake.
Drejtuesit e NATO-s do te diskutojne edhe per te ardhmen e aleances dhe te arrijne nje marreveshje me nje koncept te ri strategjik te saj. Aleatet europiane te NATO-s planifikojne miliona euro shkurtime ne buxhetin e mbrojtjes qe nuk i shkon per shtat Shteteve te Bashkuara.
Ndersa marredheniet e reja strategjike me rusine pritet te zene nje vend te rendesishem edhe per shkak se vete presidenri rus medevedev do te jete I pranishem. Ne fund te samitit Obama do te takohet me drejtuesit me te larte te Europes se bashkuar Herman Van Rompui dhe Jose Manuel Barroso.
Juli Prifti
Azhornuar se fundi e premte 19 nentor 2010