E Premte, 6 Nëntor 2026

Masat e reja ndaj COVID-19, Meta: Inkurajoj qytetarët të vaksinohen

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me masat e reja të vendosura anti-covid në vendin tonë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit inkurajon qytetarët, veçanërisht ata me probleme të tjera shëndetësore dhe që nuk e kanë kaluar COVID-19, të vaksinohen sa më parë për të reduktuar mundësinë e përhapjes së virusit të rrezikshëm.”Inkurajoj qytetarët, veçanërisht ata me probleme të tjera shëndetësore dhe që nuk e kanë kaluar COVID-19, të vaksinohen sa më parë për të reduktuar mundësinë e përhapjes së virusit të rrezikshëm” tha zoti Meta duke theksuar se “mbajtja e maskave, respektimi i distancimit fizik dhe higjiena maksimale janë të domosdoshme gjithashtu”.
Në  të njëjtën kohë presidenti thekson se duhet të merren masa efektive pasi situata sipas tij nuk mund të mbahet nën kontroll vetëm me orë policore. Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të shtojë fondet për sistemin shëndetësor. “Shtimi tepër i lartë i rasteve të infektimeve me COVID-19, fatkeqësisht dhe të humbjeve të jetëve në ditët e fundit, veçanërisht në rrethanat e reja të krijuara me përhapjen e variantin “Delta”, shtrojnë nevojën jetike për marrjen e masave të tjera efektive për të mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Ky moment shumë serioz nuk mund të mbahet nën kontroll me orë policore, por me masa shkencore dhe proporcionale, vaksinim shtesë dhe protokolle shëndetësore të konsoliduara dhe të njohura ndërkombëtarisht. Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimi i duhur mjekësor janë hapa jetike në këtë situatë” shkruan zoti Meta ndërsa bën thirrje Qeverisë të shtojë sa më parë fondet për sistemin shëndetësor, për të përmirësuar shërbimin e ofruar ndaj qytetarëve dhe për të mos u gjendur sërish para gjendjeve të papranueshme të mjekëve dhe infermierëve në qendra shëndetësore, që luftonin në vijën e parë, pa pajisje mbrojtëse dhe mjetet e duhura diagnostike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›