E Hënë, 2 Nëntor 2026

Masat parandaluese ndaj zjarreve, ADZM Shkodër bashkëpunon për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e zjarreve në zonat e mbrojtura të qarkut. Puna përgatitore është përqendruar në forcimin e gatishmërisë dhe bashkëpunimin me strukturat vendore, veçanërisht me repartin e zjarrfikësve dhe bashkitë përkatëse, duke synuar një reagim të shpejtë dhe efikas në rast të emergjencave.

“Në të gjithë qarkun e Shkodrës kemi hartuar planin për mbrojtjen e kullotave dhe pyjeve nga zjarri duke arritur marrëveshjet me të gjitha njësitë vendore”, u shpreh Agim Dardha, Drejtor i ADZM Shkodër.

Krahas angazhimit te institucioneve, ajo që vlerësohet si më e rëndësishme është  ndërgjegjësimi i komunitetit dhe vizitorëve për shmangien e zjarreve të shkaktuara nga pakujdesia njerëzore.

“Është e rëndësishme të kemi një ndërgjegjësim të komunitetit dhe vizitorëve një pyje sepse jo çdo sipërfaqe mund të mbulohet me punonjës”, tha Dardha.

Gjatë vitit 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 168 zjarre në pyje, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe prej mbi 46000 hektarësh, që përbën një nga nivelet më të larta të dëmeve të regjistruara në dekadën e fundit.

Gazetar: A.Hoti   

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›