E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mascherano: Qendrova per shkak te Benitez

Mesfushori Javier Mascherano thote se ai ia ka dhene besimin Liverpoolit dhe menaxherit Rafa Benitez. "Barcelona ka kontaktuar agjentin tim per te pare nje transferim te mundshem. Por, gjithmone kam qene profesionist dhe kurre nuk e kam lene klubin te thate, andaj nuk do ta beja as kete here me Liverpoolin", ka thene Mascherano. "Gjithmone do ta vleresoj faktin se Benitez me transferoi kur as Carlos Tevez e as mua nuk na jepej rasti ne West Ham. Benitez eshte nje person shume serioz dhe shume i qarte. Ai ka folur me mua dhe me ka thene se isha lojtar kyc dhe se nuk mund ta braktisja klubin vetem per arsye financiare", ka shtuar argjentinasi. Mascherano po ashtu ka shprehur optimizmin e tij se kete sezon do te mund te ngreje trofeun e Liges Premier. "Vitin e kaluar ishim aq afer per te qene kampione dhe do te kthehemi ne garen per titull serish", ka thene me tej Mascherano.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›