E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet ne Shqiperi, pranga per trafik makinash italianit

Tirane- Kerkohej nga Policia e Tiranes per trafik mjetesh motorike, por arrestohet ne Durres, teksa kthehej nga Italia me qellim pushimet ne Shqiperi. Alessandro Lattanzi, 33-vjec, nga Teramo e Italise, eshte prangosur dje ne port teksa oficeret kryenin perpunimin e dokumentacionit te tij ne sistemin TIM-s. Ne listen e personave te kerkuar, italiani figuronte i denuar me 5 vite burg, per trafik makinash nga Italia ne Shqiperi. Burime zyrtare bene me dije se ne muajin dhjetor te vitit te kaluar, Lattanzi eshte denuar nga Gjykata e Tiranes, pas dosjes se dorezuar prej prokurorise nen akuzen e "trafikut nderkombetar te mjeteve motorike". Nje muaj me pas emri i tij eshte perfshire ne listat e te kerkuarve te Interpol Tiranes, por nuk ka qene e nevojshme nderhyrja e agjenteve, pasi 33-vjecari eshte kthyer ne Shqiperi, pa ditur asgje per gjykimin dhe me pas denimin me 5 vite burg. Per autoritetet policore kjo ka qene nje "surprize", ndersa per Interpolin nje emer me pak ne listen e te kerkuarve nderkombetare. Mesohet se 33-vjecari sillte makina te vjedhura ne Shqiperi dhe pasi i shiste, kthehej serish ne Itali duke fshehur gjurmet.

E. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›