E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Moxhi: Interi kampion

Ish-drejtori i Juventus, Luciano Moxhi, rikthehet ne parashikimet e tij perpara fillimit te kampionatit italian, duke parashikuar Interin, kampion te Seria A por jo fitoren e titullit te liges se kampioneve. Sipas tij, perpara largimit te Zlatan Ibrahimovic nepermjet nje nenshkrimi te kontrates ne Barcelone, zikalterit duhet te ndryshojne lojtaret pasi ata kane nevoje te ndryshojne lojen. "Inter, pavaresisht humbjes se super kupes italiane, mbetet nje ekip i forte", deklaroi ai. Sipas tij, nje nga skuadrat me te medha italiane eshte e detyruar te ndryshoje shume. "Me Ibrahimovic ata kishin ne dispozicion, nje lojtar qe do te udheheqe ekipin, por me Milito dhe Eto'o, ata do te kene dy lojtare te rendesishem, por te ndryshem", sqaron Moxhi. Duke vijuar me tej, ai thekson se tani ekipi duhet te luaje dhe me mbeshtetjen e sulmuesit. Megjithate, sipas ish-drejtorit te Juventus, edhe ne kete menyre eshte e mjaftueshme per te fituar ne Itali, por jo ne ligen e kampioneve. Inter do te filloje mbrojtjen e titullit te dielen ne mbremje, ku do te prese ne "San Siro", Barin. Por, eksperti i futbollit italian, nuk la pa permendur dhe kritikuar skuadren e Milanit, mbi merkaton e kryer nga ky klub futbolli. Moxhi kritikon departamentin duke filluar nga problemi i portierin. "Per nje skuader ambicioze si Milan, eshte nje deshtim serioz per t'u zgjidhur, problemi i mbrojtjes. Kuqezinjte jane nje ekip i cili ka nje histori, duhet te kene me shume kujdes ne skuadren qe do te perdore per t'u perballur me sfidat e se ardhmes", thote ai. Por, optimizem ka shfaqur mbi skuadren e cila ishte ne drejtimin e tij, Juventus, ku thote se eshte i gatshem per te luftuar vertete Interin, per kampionatin italian. Prej kohesh, Luciano Moxhi, ish-drejtori i Juventusit theksoi se futbolli italian pervec "pastrimit" eshte plot me njerez te korruptuar. Moxhi, i cili per shkak te trukimeve te ndeshjeve eshte pezulluar me 5 vite qendrimit jashte aktiviteteve futbollistike, beson se asnjehere nuk do t'i rikthehet te futbollit, per shkak se do te jete teper i moshuar. Mirepo nga largesia eshte i gatshem qe te vertetoje se "Calciopoli" nuk eshte e keqja e fundit ne futbollin Italian. Per shkak te marreveshjes se Moxhit me organizaten e arbitrave, Juventus ne vitin 2006 u denua me marrje te dy titujve dhe garoi ne Seria B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›