E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mascherano: Sonte, ndeshja më e madhe e sezonit


Javier Mascherano thotë se ndeshja e sotme gjysmëfinale e Europa League në Atletico Madrid është më e madhja e Liverpoolit këtë sezon.

Ka qenë një sezon tepër zhgënjyer për Redsat të cilët duket se nuk do të arrijnë të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por djelmoshat e trajnerit Rafa Benitez janë të vendosur për të çuar një trofe në shtëpi.

"Trofetë janë gjërat kryesore. E kam thënë këtë disa javë më parë. Kjo është ndeshja më e madhe e sezonit për ne. Ne do të dalim në stadium dhe do të përpiqemi të japim më të mirën".

"Pas një udhëtimi të gjatë jemi së bashku, mendojmë për ndeshjen dhe e dimë se nëse dalim me bindje të duhur mund të nxjerrim një rezultat të mirë", ka thënë Mascherano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›