Humbasin, Daiu e Martini sulmojnë gjyqtarët

www.albania-sport.com - Gjyqtarët kanë qenë sërish në epiqendër të kritikave në javën e 29-të të Superligës, në mbyllje të së cilës Dinamo fitoi titullin e 18-të kampion të saj.
Trajneri i Shkumbinit, Përparim Daiu, tha pas humbjes 2-0 së peqinasve me Besën në Kavajë. “Mendoj se ishte një humbje e paramenduar. (Sokol) Jareci jepte shumë faulla. Shumica e tyre ishin të paqenë dhe në dëm të ekipit tonë”, - tha tekniku pas ndeshjes, pikërisht në ditën e 40-vjetorit të lindjes.
Në të njëjtën linjë ishte dhe trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, pas humbjes 2-0 me Kastriotin në Krujë. “Duhen zhvilluar kurse me ‘xhaketat e zeza’ që drejtojnë ndeshjet”.
Edhe presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, akuzoi “bilbilin” Kridens Meta: “Nuk e di ku e gjeti atë forcë Kridens Meta dhe dy anësorët për të vepruar në këtë mënyrë kundër Vllaznisë. 11-metërshi i dhënë kundër Vllaznisë nuk ishte i tillë”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 22 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili