E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Arsenali do të jetë i rrezikshëm


Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, pret që Arsenali t'i sulmojë ata me gjithçka pas disfatës së të dielës nga Wigan Athletic.

Pasi ka studiuar dështimin 3-2 ndaj Wiganit, pasi topçinjtë më herët kishin pasur avantazhin 2-0, menaxheri i Cityt e di se topçinjtë janë edhe më të uritur për fitore.

"A do të jenë ata më të rrezikshëm tash? Po, por Arsenali gjithmonë është i rrezikshëm. Ata janë një ekip i mirë, me lojtar dhe menaxher të mirë. Një ekip i tillë gjithmonë është i rrezikshëm", ka thënë Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›