E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sergio mungon për tri javë

Roma ka pësuar goditje të rëndë me lajmin se portieri Julio Sergio do të qëndrojë tri javë jashtë fushës, pas lëndimit në kofshë.

Braziliani, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon, ishte zëvendësuar para përfundimit të pjesës së parë të humbjes 3-2 nga Panathinaikos në Europa League të enjten.

Gjiganti italian ka njoftuar të shtunën se pas kontrollimeve mjekësore, është vërejtur se lëndimi është më i rëndë sesa ishte menduar fillimisht dhe Sergio do t’i mungojë Romës për tri javë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›