Mashtrimi i elektoratit euro false per zgjedhjet lokale te 8 majit
Ne Shqiperi po qarkullojne prerje 50 100 dhe 200 te kartmonedhave euro-false. Sipas verifikimeve kartmonedhat jane te cilesise se larte te falsifikimit vecanerisht prerja 200 euro.
Informacioni eshte perpunuar nga sherbime inteligjente dhe nje burim i tha Shekullit se kete muaj pritet nje sasi e dyte prej Kosoves. Burimi i ka prekur konkretisht keto monedha ne Shqiperi ne fillim te muajit Mars 2011.
Perpjekje per te futur ne tregun shqiptar euro false ka patur disa por kete here destinacioni dhe qellimi jane te paracaktuar. Sipas burimit sasia e eurove te futura kete here do te perdoren gjate fushates elektorale kryesisht ne zonat rurale per te mashtruar elektoratin.
Nje burim policor ka deshmuar se rreth tri jave me pare ka patur nje plan operacional per te nderhyre ne nje zone prane bregdetit per bllokimin e nje sasie te madhe eurosh false por ne momentet e fundit aksioni eshte anulluar dhe nuk eshte folur me per te te pakten deri diten e djeshme. Mbeten te paqarta arsyet e mosnderhyrjes nderkohe qe eurot jane ne qarkullim dhe nje sasi tjeter pritet te hyje ne prag te fushates elektorale.
Kontrolluam eurot 40 ishin false
Banka Qendrore Europiane BQE merr ne vazhdimesi te dhena nga Europol dhe Interpol per numrat e serive te eurove false dhe keto te dhena i vihen ne dispozicion te gjithe rrjetit nderkombetar bankar dhe prodhuesve te teknologjise antifalse.
Kompania AGIMB furnitori zyrtar i bankave ne Shqiperi dhe Kosove vazhdimisht dergon te gjitha eurot e mbledhura ne terren tek Magner USA i cili eshte edhe prodhuesi i teknologjise antifalse qe perdoret nga sistemi shqiptar.
Vetem gjate tre muajve te fundit kompanise AGIMB i eshte ofruar dy here perpunimi i sasive te medha te eurove jashte rruges bankare dhe 40 e shumave rezultuan false. Kerkesa behet pasi teknologjia e perdorur eshte e njejta e aplikuar ne te bankave shqiptare- tha dje per Shekullin administratori i kompanise Bardhyl Brovina.
Nje histori e shkurter e monedhes europiane dhe menyrat e mashtrimit me eurot false
Blerjet me kusur dhe dhenia ne dore
menyrat me te lehta per mashtrim
Banknotat ose Kartemonedhat Euro jane kartemonedhat zyrtare te euros valutes se eurozones. Ato kane qene ne qarkullim qysh nga 2002 dhe prodhohen nga Banka Qendrore Evropiane BQE secila e mban nenshkrimin e Presidentit te Bankes Qendrore Evropiane. Denominimet e notave dallojne nga 5 tek 500 dhe per dallim nga monedhat euro dizajni eshte identik per te gjitha vendet e eurozones megjithese prodhohen ne vende te ndryshme te saj.
Jane shtate denominime te ndryshme secila ka ngjyren dhe madhesine e vet qe dallon nga tjerat. Dizajni per secilen nga ato ka nje teme te zakonshme me arkitekturen Evropiane ne periudha te ndryshme artistike. Pjesa e siperme ose recto e notes permban dritare ose porta ndersa pjesa tjeter ose verso ka ura.
Te perbashketa per te gjitha notat jane Flamuri Evropian inicialet e Bankes Qendrore Evropiane ne pese verzione BCE ECB EZB EKP nje harte e Evropes ne pjesen e prapme emri euro ne Latinisht dhe Greqisht dhe nenshkrimi i presidentit te Bankes Qendrore Evropiane.
12 yjet nga Flamuri Evropian gjithashtu paraqiten ne secilen note.
Dizajnet per banknotat euro u zgjodhen nga 44 propozime ne nje konkurs te leshuar nga Keshilli i Institutit Monetar Evropian IME me 12 Shkurt 1996.
Dizajni fitues i krijuar nga Robert Kalina nga Oesterreichische Nationalbank u zgjodh me 3 Dhjetor 1996.
Letra e perdorur per kartemonedhat euro origjinale eshte 100 fije pambuku e paster.
BQE-ja ka pershkruar disa nga karakteristikat themelore ne kartemonedhat e euros por lista e ketyre karakteristikave eshte sekret i ruajtur mire.
Mendohet se kartat e euros kane se paku tridhjete karakteristika sigurie te ndryshme qe perfshijne hologramet kane nje rrip holografik ne anen e djathte te pjeses se perparme ku eshte shtypur vlera e kartes ngjyrat e ndryshueshme numrin unik serik etj.
Por euro edhe per shkak te moshes se re ka qene objekt i vazhdueshem falsifikimi. Jo shume kohe me pare u njoftua se nje numer teper i madh dhe i pazakonte kartemonedhash 200 euro te falsifikuara po qarkullonin ne Finlande. Policia pohoi se falset jane te nje cilesie shume te larte.
Eurot false jane shfaqur ne Finlanden perendimore dhe qendrore dhe se fundmi ne Ostrobothnia. Ne Vaasa njesia e Byrose Kombetare te hetimit NBI po heton ne lidhje me dy te rinj ballkanas qe jane kapur me 60 kartmonedha 200 euro te falsifikuara.
NBI thote se falset futen ne qarkullim permes blerjeve te vogla dmth falsifikuesit blejne sende qe kushtojne pak dhe si fitim marrin kusurin e shumes. Kurse menyra ideale e mashtrimit nepermjet eurove false jane pagesat ne dore ne kushtet kur marresi nuk ka ndonje menyre verifikimi.