TIA Skandali i naftes Vergine te hetohet kush i ka favorizuar
Organizata Transparency International vleresoi arrestimet e tregtareve te naftes si perpjekje per te goditur trafiqet dhe per te vendosur rregull ne biznesin e hidrokarbureve ku cmimet kane dale jashte cdo kontrolli dhe garancie mbi cilesine.
Perfaqesuesi i kesaj organizate ne Shqiperi Lutfi Dervishi deklaroi per Zerin e Amerikes se kontrabanda qe dyshohet se ajo qe benin te pandehurit eshte revoltuese per shume arsye. Sipas tij kjo skeme kontrabande tregon se nje seri institucionesh shteterore nuk funksionojne dhe sektori i antikrimit ekonomik te prokurorise ka shume pune per te bere.
Dervishi tha se nje hetim gjyqesor i thelle duhet te nxjerre ne drite shkaqet se pse nuk u kapen keta kontrabandiste nga inspektoriati i cilesise se hidrokarbureve pse nuk u zbuluan ata nga forcat e rendit publik nga tatimet nga doganat dhe nga institute te tjera te kesaj fushe apo nga organizata te tjera biznesi.
Perfaqesuesi i TIA thote se hetimi eshte e nevojshme te perfshije jo vetem veprimet e ketyre personave te arrestuar por edhe te atyre qe i favorizuan ne cdo hap. Po ashtu ne sferen e ketij e hetimi sipas Transparency International jane abuzimet e konsiderueshme financiare me cmimet e karburanteve mashtrimi i klienteve si edhe shkaterrimi i makinave dhe mjedisit nga nafta me cilesi te keqe.
Reagimet erdhen dje pasi Gjykata e Tiranes mbajti sot ne arrest burgimi pa afat 12 te arrestuarit e dyshuar per kontrabande me naften Vergin.
Gjykata i mori masat e arrestit pasi degjoi akuzat e Prokurorise ndaj tyre mashtrim me pasoja te renda shperdorim detyre falsifikim dokumentesh dhe pastrim te produkteve te vepres penale.
Grupi i te arrestuarve dy dite me pare perfshin biznesmene dhe administratore te dy kompanive punonjes tatimore doganiere dhe kater shofere te automjeteve te renda ndersa nje person tjeter eshte shpallur ne kerkim nga policia.
Dy kompani te tregtimit te naftes blinin naften bruto te vendit nga kompania ARMO dhe e shitnin ne tregun e brendshem si nafte importi e cilesise se pare. Disa anije benin levizje boshe ne det si mashtrim per eksportin ndersa keto veprime mbuloheshin nga punonjes te doganave e tatimeve.
Nafta Vergine Balla akuzon Berishen. PD Mbrohet nga mafia e PS
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kane akuzuar sot njera-tjetren per perfshirje ne kontrabanden e naftes vergine. Deputeti i PS-se Taulant Balla tha se nga kjo afere jane grabitur 80 milione euro ndersa i drejtoi disa pyetje kryeministrit Berisha.
Nderkohe Partia Demokratike iu pergjigj me ane te nje deklarate per shtyp ku akuzoi PS-ne se kjo kontrabande mbrohet nga kupola mafioze e Partise Socialiste dhe se ka qene e hapur gjate 8 viteve te qeverisjes se tyre.
Balla akuzoi kryeministrin Berisha dhe ministrin e Brendshem Lulzim Basha se vrane me 21 janar per te vazhduar te grabisin ndesa shtroi disa pyetje.
Si ka mundesi qe sa here qe zbulohet kusaria e radhes hajduteria dhe matrapazlleku dalin ne shesh lidhjet e tua dhe te familjareve te tu Si ka mundesi qe edhe ne kete rast ashtu si edhe per bizneset e mafias italiane Sacra Corona Unita apo bizneset e Fazllicit llogarite dhe regjistrin kontabel i mban Shpresa Brecani mbesa e kryeministrit Sali Berisha emri i se ciles shfaqet ne gjithe kompanite e privilegjuara nga pushteti- tha ai
Deputeti i PS-se shtoi se institucionet shteterore si Drejtoria e Doganave Drejtoria e Krimit Ekonomik ne Policine e Shtetit Drejtoria e Tatimeve Inspektoriati Qendror Teknik nuk kane vepruar ne parandalimin e kesaj afere korruptive.
Ai gjithashtu tha se kompanite e perfshira ne kete super-mashtrim jane te regjistruara si sponsorizuese te PD-se. Balla ka nenvizuar se ne pranga jane vene nje pjese e atyre qe benin transportimin dhe tregtimin e kesaj nafte nderkohe qe ata qe e mundesonin kete grabitje dhe i hapnin shtigjet kesaj kontrabande jane ne tryezen e qeverise.
Deputeti i PS-se akuzoi gjithashtu se pronari i Kompanise Euroil i arrestuar tre dite me pare eshte mik i familjes se Sali Berishes. Kjo kompani ka fituar tenderin per furnizimin me nafte te gjithe institucioneve shteterore nderkohe qe nje tjeter prodhim i bizneseve te tij gjendet dhe konsumohet ne tavolinen e ministrave gjate mbledhjeve te qeverise.
Nderkohe ne deklaraten e saj Partia Demokratike theksoi se vetem ne keto momente jane te bllokuara mijera tone te kompanive te tjera te familjeve te boseve mafioze te kupoles se PS-se.
Partia Demokratike i deklaron edhe nje here kreut te pinjolleve te Benalive te Tiranes qe permbysem 20 vjet me pare Edvin Kristaq Rames se ligji dhe vetem ligji do te veproje mbi secilin qe shkel apo del mbi te dhe kjo eshte e do te mbetet motoja jone perfundon deklarata e PD-se.
Skandali i naftes virgin Gjykata e Tiranes Burg pa afat te pandehurve
Ka nisur sot seanca gjyqesore ne Gjykaten e Tiranes gjate te ciles do te behet rivleresimi i mases se sigurise per 12 te pandehurit e skandalit te naftes virgine. 11 te akuzuar jane paraqitur ne ambientet e gjykates me perjashtim te Hajri Elezajt i cili gjendet i shtruar ne spital.
Gjykata e Tiranes dha masen burg pa afat per Dashamir Kasajn punonjes i Zyres Tatimore Edmond Ferrajn punonjes i doganes Iliaz Fishekun biznesmen ne fushen e naftes Hajri Elezajn administrator i Euroil sh.a Martin dhe Bajram Fishekun si dhe Gani Premcen shofer i firmes Fisheku.