“Mashtrimi, profesioni numër një”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Premtimet për pajisje me viza të shteteve të ndryshme evropiane në këmbim të shumave të konsiderueshme dhe mashtrimi kanë çuar në gjykatë 107 dosje dhe në bankën e të akuzuarve rreth 200 të dyshuar. Dosjet ndodhen për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, ndërsa shumë prej të dyshuarve gjykohen në mungesë. Kallëzimet e të dëmtuarve kanë detyruar prokurorinë të hetojë të dyshuarit. Prokurorët e dosjeve, në shumicën e rasteve, kanë rënë në gjurmët e mashtruesve nisur nga skema e mashtrimit.
Proceset
Plot 107 dosje dhe rreth 200 të dyshuar për mashtrim ndodhen në cilësinë e të pandehurit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Sipas statistikave të kësaj gjykate, pjesa më e madhe e të dyshuarve kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm se do t i pajisnin me viza të vendeve të ndryshme të Evropës. Ndërsa pjesa tjetër ka marrë para në këmbim të shërbimeve të ndryshme dhe më pas janë zhdukur pa lënë gjurmë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se disa prej dosjeve janë mbartur nga viti i shkuar. Por gjatë këtij viti janë shënuar shifra rekord të dyshuarish për mashtrim apo vjedhje me anë të mashtrimit.
Skema
Me premtimin se do të pajisin në kohë rekord me viza për në të gjitha vendet, por në këmbim të një shume të konsiderueshme, mbledhin fillimisht dokumentet e nevojshme. Për të realizuar sa më parë planin, të dyshuarit për mashtrim kërkojnë dhe lekët. Pastaj fiket celulari që lidh “viktimën” me mashtruesin dhe ky i fundit zhduket pa asnjë gjurmë. Shpresat për të rimarrë të paktën lekët e veta i shtyn të dëmtuarit t i drejtohen policisë. Pas grumbullimit të disa kallëzimeve krijohet identikiti i të dyshuarit dhe më pas skema e mashtrimit. Pas identifikimit të të dyshuarit për mashtrim gjithçka mbetet në duart e policisë për vënien në pranga të të dyshuarit.
Legjislacioni
Në Kodin Penal në fuqi, në ndryshim nga Kodi Penal i mëparshëm, në përgjithësi “kryerja e veprës më shumë se një herë”, apo “përsëritja” nuk parashikohen si elementë përbërës të veprës penale. Kështu, edhe neni 143 i këtij kodi që parashikon se “vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”, nuk shprehet për kryerjen e kësaj vepre më shumë se një herë. Të njëjtin qëndrim mban Kodi Penal edhe për vepra penale të tjera më të rënda, si vrasja, vrasja me paramendim, vjedhja, vjedhja me dhunë, shkatërrimi i pronës, e të tjera. Kjo nuk ka kuptimin e zbutjes së ndëshkimit nga Kodi i ri Penal të veprave të kryera më shumë se një herë. Përmbajtja e Kodit të ri Penal, është se personi fajtor do të përgjigjet penalisht për aq vepra penale sa kryen. Sipas Kodit Penal të mësipërm (neni 31, germa “a” e Kodit Penal), me përsëritje kuptoheshin rastet e kryerjes nga personi më parë të një ose më shumë veprave penale, qofshin këto të njëllojta apo të llojeve të ndryshme, pavarësisht se ai kishte qenë ose jo i dënuar më parë dhe kur kjo (përsëritja) nuk ishte element përbërës i veprës penale. Në këtë rast, kur dispozita përkatëse nuk e parashikonte përsëritjen si element përbërës të figurës së krimit, vepra cilësohej si e kryer në rrethana rënduese, ndërsa kur dispozita penale e parashikonte përsëritjen si rrethanë cilësuese, nuk zbatoheshin rrethanat rënduese.
Precedent
Vizat greke
U kishte premtuar se do t i pajiste me viza greke në këmbim të 80.000 lekëve dhe më pas është zhdukur. Dy personat nuk kanë marrë asnjëherë vizat dhe janë detyruar të kallëzojnë mashtruesen. Pas hetimve disamujore është identifikuar Mirela Laçi si autore e mashtrimit, e cila më pas është shpallur në kërkim. Më pas një proces gjyqësor në mungesë të së dyshuarës, i cili po zhvillohet në mungesë. Seanca e fundit është shtyrë për mungesë të dëshmitarit të mbrojtjes, ndërsa seanca e radhës është lënë për javën e ardhshme. Sipas një njoftimi për shtyp nga Policia e Tiranës, bëhet e ditur se vepra penale që ka kryer 35-vjeçarja Mirela Laçi, ka ndodhur 3 vjet më parë, por kallëzimi ndaj saj është bërë vetëm pak ditë më parë, nga dy persona. Ata pretendonin se Laçi u ka vjedhur nëpërmjet mashtrimit, të parit, 500 mijë lekë dhe të dytit, rreth 300 mijë lekë, duke u premtuar viza greke dhe nuk ua ka kthyer më. Ndërkohë që në skedat e policisë bjondja 30-vjeçare ishte regjistuar edhe për një vepër tjetër penale.
1700 euro për viza
Arrestohet nga blutë e Korçës një 41-vjeçare, pasi kishte mashtruar se do të nxirrte viza “Shengen” nga konsullata greke në Korçë. E arrestuara Evoksi Nika, këtë “shërbim” e ofronte natyrisht duke paguar jo pak, por plot 1700 euro. Burime të policisë së Korçës bëjnë të ditur se arrestimi i saj u krye pas denoncimit që bëri në polici bashkëqytetari i saj, Jani Mile. Këtij të fundit, Nika kundrejt 1700 eurove, i kishte premtuar se do ta ndihmonte për vizë greke, duke shfrytëzuar njohjen e saj brenda konsullatës. Por Miles iu desh të priste gati dy muaj e sërish nuk po mundte të tërhiqte jo vetëm vizën, por edhe 700 eurot që i kishte dhënë si “kapar”. Kështu, ai bëri denoncimin në polici, që çoi në arrestimin e Nikës, e cila përveç borxhit, i duhet të përballet edhe me akuzën “për mashtrim me qëllim përfitimi të paligjshëm”.
“Green Card”
Abuzimet me “Green Card”, arrestohet 52-vjeçarja Hanëme Shandori. Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se numri i kallëzimeve në dëm të 52-vjeçares ka mbërritur në 25 dhe priten edhe denoncime të tjera, duke u nisur nga “fusha” e veprimtarisë së të arrestuarës. Për t u punësuar në ambasadën amerikane apo për të jetuar legalisht në SHBA, deri dje nuk ka qenë endërr për 23 persona. Pasi i kanë besuar realizimin e projekteve një 52-vjeçarje nga kryeqyteti, i kanë dorëzuar shuma të konsiderueshme parash. Por mungesa e një përgjigjeje pozitive dhe humbja e kontakteve me Hanëme Shandorin, ka detyruar 23 personat t i drejtohen policisë duke kallëzuar mashtrimin. 52-vjeçaja prezantohej si punonjëse e ambasadës amerikane dhe seksere për hapjen e të gjitha shtigjeve drejt Amerikës. Madje, ajo u ka premtuar 16 personave nxjerrjen e kredive me interesa shumë ekonomike nga Banka Amerikane, por në këmbim të këtij “privilegji” ka marrë nga 160.000 lekë për çdo aplikant. Dokumentet për “Green Card”, aplikimet për punë në ambasadë dhe dosja për kreditë duhet t i dorëzohej 52-vjeçares. Kjo e fundit, pasi merrte paratë, mbyllte çdo kontakt me klientët e saj.
Vizat turistike
Një muaj përgjim i ka mjaftuar policisë së Tiranës që të vërtetojë denoncimin e 4 nigerianëve, të cilët pretendonin se u ishin vjedhur paratë për viza turistike. Një person, i cili kishte hapur një faqe interneti false, ku kishte publikuar numra telefoni inekzistentë, i kishte mashtruar të huajt, duke u marrë nga 760 euro për person. Edmir Cjapi kishte hapur një adresë personale interneti, ëëë.edialtour.com, në të cilën kishte publikuar foto të vendeve më të bukura të Shqipërisë. Në këtë faqe ai kishte krijuar një hapësirë të veçantë, ku kushdo që ishte i interesuar të vizitonte vendet turistike mund të blinte viza online në internet. Për çdo vend të publikuar, Cjapi kishte publikuar edhe tarifat përkatëse dhe kishte shpjeguar se transfertat do të bëheshin nga Uestern Union. Të parët që kanë rënë në grackën e tij kanë qenë 4 shtetas nigerianë, të cilët kanë paguar nga 760 euro secili për të vizituar disa vende të Shqipërisë. Por këta persona kanë qenë të parët që kanë nuhatur mashtrimin dhe nëpërmjet nigerianit Samson Kola kanë bërë një denoncim në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Jashtme. Prej gati një muaji, kur është bërë denoncimi, policia ka vënë në përgjim Edmir Cjapin, pasi kanë verifikuar edhe faqen e tij të internetit dhe vendin ku ai vepronte në rrugën "Mihal Grameno" në Tiranë. Vetëm pasi kanë pasur në dorë të gjitha provat, agjentët e policisë kanë arrestuar me akuzën e mashtrimit Edmir Cjapin.
Neni: 143
Titulli: Mashtrimi
Përmbajtja: Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Ky lajm është publikuar: 01/09/2008