Deklaratë e Kryeministrit në CNN
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri rus Vladimir Putin, deklaroi se SHBA-ja prej kohësh kishin përhapur "të drejtën e forcës, e jo të drejtën ndërkombëtare", duke theksuar se Rusia ka tentuar ta ndalojë vendimin për njohjen e Kosovës, por që "askush nuk ka dëgjuar".
"Kur tentonim që ta ndalonim zgjidhjen për Kosovën, askush nuk na dëgjonte. Ne kemi thënë: Mos e bëni këtë, prisni, do të na vëni në pozitë të tmerrshme në Kaukaz. Çfarë do t u themi popujve të vegjël në Kaukaz, pse Kosova mund ta fitojë pavarësinë, ndërsa këtu jo? Do të na vëni në pozitë të marrë", tha Putini në intervistën për televizionin amerikan CNN.
"Askush nuk fliste për të drejtën ndërkombëtare, përveç ne, e tani të gjithë u kujtuan, tani nga ndonjë arsye, të gjithë filluan të flasin për të drejtën ndërkombëtare", theksoi kryeministri rus.
"Por, kush e hapi kutinë e Pandorës? Vallë ishin ne? Jo, nuk ishim ne. Ky nuk ishte vendimi ynë dhe as politika jonë”, tha Putini.
Kryeministri rus tha se në të drejtën ndërkombëtare ekziston dhe parimi i respektimit të integritetit territorial të shteteve dhe e drejta për vetëpërcaktim.
Ai shfaqi dyshimin se konflikti i Gjeorgjisë dhe Osetisë Jugore është shkaktuar posaçërisht që të krijohet përparësi për njërin prej pretendentëve për vendin e presidentit të SHBA-së.
Duke folur për prestigjin e Rusisë në botë, kryeministri rus tha se Rusisë nuk i pëlqen "ajo që po ndodh", por që ajo nuk e shkaktoi këtë situatë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dejna Perino, deklaroi në konferencën për shtyp në Uashington se pohimet e Putinit se dikush nga SHBA-ja e ka provokuar sulmin në Osetinë Jugore është "gënjeshtër e dukshme".
"Duket se përfaqësuesit për mbrojtje, të cilët kanë thënë se ajo është e vërtetë, me të vërtetë "e kanë këshilluar keq", shtoi Perino.
Ajo, gjithashtu, theksoi se, Rusia në disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ka njohur integritetin territorial të Gjeorgjisë.
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008