Mashtroi Shullazin, perfundon ne gjykate
Ne Gjykaten e Tiranes ka mberritur dosja hetimore ne ngarkim te te pandehures Albana Laze, 34-vjecarja e cila akuzohet se mashtroi familjaret e dy te pandehurve te Krimeve te Renda, Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati. Pas disa muajsh hetime, organi i akuzes, sektori i Task Forces, ka derguar ne gjykate dosjen e Lazes. Dje eshte hedhur edhe shorti elektonik, ku dosja hetimore i ka rene per gjykim Kreshnik Omarit. Akuza me te cilen ka ardhur per gjykim dosja eshte ajo e "mashtrimit", dhe "shpifjes per shkak te detyres". Kjo e fundit lidhet me perdorimin e emrit te kreut te Gjykates se Krimeve te Renda, Sander Simoni, gjate bisedimeve me familjaret per t'u mbushur mendjen qe te paguanin 150 mije euro kundrejt lirise se Ferhatit e Shullazit. Ne ditet ne vazhdim pritet qe te caktohet seanca e pare per nisjen e shqyrtimit te kesaj ceshtjeje. Albana Laze, u prangos menjehere pasi familjaret e Emiljano Shullazit, nje prej te pandehurve VIP ne Gjykaten e Krimeve te Renda, per trafiqe, e denoncuan kete te fundit se u kishte marre 150 mije euro ne kembim te "lirise" se tij. Gjate komunikimit me familjaret e te pandehurve, Emiljano Shullazi e Ergys Ferhati, 34-vjecarja u ka thene se ishte kusherira e kryegjyqtarit te Gjykates se Krimeve te Renda, Sander Simoni dhe kishte te gjitha mundesite qe me 150 mije euro t'i lironte nga burgu. Nderkohe qe, pas arrestimit te Lazes, kreu i Gjykates se Krimeve te Renda e denoncoi ish-drejtoreshen e nje prej minierave ne veri te vendit, ne Prokurorine e Tiranes, nen akuzen e "shpifjes per shkak te detyres". Procesi gjyqesor ne ngarkim te Lazes do te bazohet edhe ne disa deshmitare dhe pergjime te kryera. Mesohet se deshmitare te kesaj ceshtjeje jane edhe vete familjaret e Emiljano Shullazit, daja i te cilit eshte edhe nje nga denocuesit e te pandehures. Ferhati e Shullazi u arrestuan gjate vitit 2006, ne kryeqytet, pas nje operacioni prane Drejtorise se Policise Tirane, ku kishin marre nje apartament me qira dhe iu kapen nje arsenal armesh te renda dhe maska te ndryshme. Bashke me ta u kapen edhe kater persona te tjere qe akuzohen per bashkepunim.
R.C
R.C