Vetevrasja e rekrutit, prokuroria mbylli dosjen
Redinalda Caushaj
Prokuroria e Tiranes ka pushuar hetimin mbi vetevrasjen e ish-ushtarit te repartit nr. 4402, "Rrapi i treshit", prane zones se Kinostudios. Dosja eshte klasifikuar si nje "vetevrasje e paster", nga ana e organit te akuzes, duke pushuar edhe hetimin. Burime prane organit te akuzes kane bere te ditur se 23-vjecari Sokol Hoxhallari eshte vetevrare ne kushte te depresionit nervor, dhe per kete shkak nuk kane pasur motive dhe fakte te tjera per ta mbajtur dosjen hapur. Te pyetur nga gazeta ne lidhje me pretendimet e nenes se viktimes, Esma Hoxhallari, burime nga prokuroria thane se nuk ka pasur asnje ankese dhe dosja mund te rihapet vetem pas nje kerkese te dyte.
Mbyllja e dosjes
Nga hetimet e kryera nga ana e prokurorise ka rezultuar se vetevrasja e 23-vjecarit nuk ka qene e shkaktuar nga persona te tjere ne repart, qe mund te kene ndikuar. Ne dosjen hetimore kane qene pak prova, te cilat te conin vetem tek akti i veteflijimit. Sipas burimeve nga akuza, ne dosje e vetmja prove ka qene arma e sherbimit qe rekruti e perdorte ne repartin nr. 4402 gjate sherbimit. Arma i eshte nenshtruar edhe nje ekspertize te gjurmeve, ndersa ka rezultuar se te vetmet shenja kane qene ato te gishterinjve, te cilet kane mbetur kur ky i fundit ka prekur armen. Organi i akuzes ka sqaruar se nuk eshte provuar qe vetevrasja e Hoxhallarit te kete qene e nxitur nga persona te tjere. Madje, as ne deshmite e mbledhura, nuk eshte provuar qe ky i fundit te kete pasur konflikte brenda repartit, ku edhe po kryente sherbimin ushtarak prej disa kohesh. Shkaku i vetem i ngjarjes ka qene ne kushtet e depresionit dhe i njejti klasifikim eshte bere nga ana e policise, qe kaloi dosjen prane organit te akuzes.
Akuzat e nenes
Rekruti 23-vjecar, Sokol Hoxhallari, eshte vetevrare diten e 10 shkurtit te ketij viti, me armen e tij te sherbimit. Nderkohe qe, sipas te afermve, behet e ditur se djali ka qene perdorues i droges dhe sipas rregullave ushtarake, nuk duhet qe ky i fundit te kryente sherbim me arme. Por, sipas nenes se viktimes, Esma Hoxhallari, ne dijeni te ketij fakti ka qene edhe infermierja e repartit. Nderkohe qe prokuroria, e cila hetoi ngjarjen, e ka mbyllur dosjen pas nje muaj hetimesh, duke mos gjetur nje shkak te dyshimte. Prokuroria mesohet se eshte marre me hetimin vetem te anes se vetevrasjes, por nuk ka prekur pjesen tjeter, se 23-vjecari ka qene perdorues droge. I riu ishte rekrutuar kete vit nga Dega Ushtarake ne Durres, ndersa u caktua per sherbim ne raprtin "Rrapi i treshit" ne Tirane. Sipas nenes se tij, Sokoli ishte ankuar disa here per menyren e sjelljes se drejtuesve ne repart dhe se kishte probleme shendetesore, por deri diten qe ndodhi ngjarja ankesat nuk ishin marre parasysh.
Prokuroria: Dosja rihapet vetem me kerkese te nenes
Vetevrasja enigmatike e 23-vjecarit me origjine nga qyteti i Gramshit, gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, mund te rihetohet vetem nese nena e tij, Esma Hoxhallari, do te depozitoje nje kerkese ne Prokurorine e Tiranes. Burime nga organi i akuzes thane se nje gje e tille nuk eshte bere ende dhe dosja eshte mbyllur si vetevrasje. Esma Hoxhallari tregon se djali i saj, Sokoli, ka nderruar jete me 10 shkurt te ketij viti, gjate kohes qe ka qene ne sherbim, ne repartin nr. 4402 ne Tirane, ose sic quhet ndryshe reparti "Rrapi i treshit". I riu eshte vetevrare me armen e sherbimit, nderkohe qe, sipas nenes, policia qe e mori me force, mjeket dhe drejtuesit e repartit ushtarak, e dinin qe ai kishte probleme shendetesore te shkaktuara nga perdorimi i droges. Ne nje interviste per gazeten te dhene gjate dites se hene per "Koha Jone", ajo denoncoi strukturat e shtetit qe cuan te birin drejt vdekjes, duke i dhene edhe armen ne dore, ndersa gjendej nen kurim per te luftuar drogen, pasi ishte perdorues. "Shteti u mundua me te gjitha menyrat per te fshehur vdekjen e tim biri dhe rrethanat ne te cilat ndodhi ngjarja, pasi kishte pergjegjesi direkt per ushtarin qe i dha armen ne dore", akuzoi Esma Hoxhallari. Nderkohe qe tashme do t'i duhet te depozitoje edhe nje kerkese te dyte per rihapjen e hetimeve.