E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi familjen Verracaku dhe u mori 340 mijë euro, lihet në burg ekonomistja Milena Deraj

Mashtroi familjen Verracaku dhe u mori 340 mijë euro, lihet në burg

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për ekonomisten Milena Derajt, pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash familjes Verracaku, me pretendimin se do i ndihmone në një proces gjyqësor.

Deraj, mashtroi shtetasit Abedin, Hasan dhe Shyqyri Verracaku duke iu marrë shumën 340 mijë euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që këta shtetas kishin lidhur me masakrën e Velipojës, të ndodhur në qershor të 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Mësohet se ka qenë vetë Deraj e cila është paraqitur në Polici ku dhe ka denoncuar Verracakët me pretendimin se e kanë kërcënuar dhe kanosur. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese.

Në kuadër të operacionit ‘Last Fraud’, janë shpallur në kërkim shtetasit Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Fasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, për kthimin e parave.

Por, familja Ferracuku nuk janë të vetmit që kanë rënë “pre e grackës” së Derajt pasi 30-vjeçarja ka mashtruar edhe një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro, në këmbin të bonove të thesarit. Kur ajo kuptoi se ishte mashtruar, atëhere u paraqit në Polici ku dhe denoncoi rastin.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›