"Mbi 100 milionë euro pasuri të sekuestruara", kreu i SPAK raporton te Ligjet: Po i përdorim për investime dhe teknika hetimi
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani është duke raportuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, për veprimtarinë dhe punën e institucionit që ai drejton, gjatë vitit të fundit. I pyetur për pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara, Dumani tha se ato i kalojnë 100 milionë euro.
"Për vlerën e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, vërtet kemi tregues shumë pozitiv. Vlera mund të jetë me përafërsi mbi 100 milionë euro. Ajo që më bën te ndjehem mirë është diversifikimi i pasurive që sekuestrohen. Kjo shumë është më e lartë se 100 milionë euro.
Ne kemi përfituar muajin në muajin mars nga fondi i konfiskimit 1.7 milionë euro. Se na detyron dhe ligji, që këto fonde duhen përdorur vetëm për investime, përmirësime të teknikave të hetimit", u shpreh kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani.
Gjatë dy viteve, konkretisht 2020-2022, rezulton se në total nga Prokuroria e Posaçme janë hetuar gjithsej 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ku përfshihen ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, mes të cilëve politikanë, ish-gjyqtarë dhe kryetar bashkie.
Ndër këto janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim: 8 procedime penale me 8 të pandehur (ish-Gjyqtar); 3 procedime penale me 3 të pandehur (ish-Prokuror); 1 procedim penal me 2 të pandehur (ish-Deputet); 1 procedim penal me 1 të pandehur (ish-zv.Ministër); 1 procedim penal me 1 të pandehur (anëtare KPK); 4 procedime penale me 4 të pandehur (ish-Kryetar Bashkie).
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
