E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi shoqen se do i blinte apartament i vjedh 60 mln leke

TIRANE- Nje grua 65 vjece eshte arrestuar diten e djeshme per vepren penale te mashtrimit. Dila Xheleshi eshte denuar ne mungese ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor te Tiranes e cila i ka vendosur masen Arrest me Burg. Efektive te seksionit te ani-korrupsionit kane zbatuar urdhrin duke arrestuar 65 vjecaren e cila dyshohet se ka mashtruar shoqen e ngushte te saj per blerjen e nje apartamenti.

Sipas burimeve te policise behet me dije se kater vjet me pare Dila Xheleshi ka biseduar me shoqen e saj me iniciale A.M duke i thene qe ti jape 60 milione leke qe ti bleje nje apartament per te jetuar. Ato jane takuar disa here me njera-tjetren dhe kane biseduar per variante te ndryshme apartamentesh ndersa qellimi ishte te gjendej nje hyrje sa me e mire. 65 vjecarja mashtruese e cila i doli per zot kesaj pune i ka treguar dhe apartamentin qe do vendosnin te blinin me ato leke qe kishte marre. Te dyja palet rane dakort per blerjen apartamentit. Mashtruesja mori parate ndersa me pas fiku telefonin dhe nuk e takoi me shoqen e saj duke e lene pa shtepi. Polica tha se ngjarja ka ndodhur ne vitin 2009 ndersa denoncimi nga e demtuara eshte bere ne 2011. Pas marrjes se ketij informacioni jane siguruar disa prova materiale te cilat i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›