E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrojne me lotarine, vjedhin 19-vjecarin

BERAT - Nje 19-vjecar, nga qyteti i Beratit, ka rene pre e vjedhjes me ane te mashtrimit nga nje person i prezantuar si drejtues i nje kompanie private. Endri M., mesohet te kete denoncuar ne polici vjedhjen e 25 kartave rimbushese, nga nje person i panjohur prej tij, por qe mesohet se ishte prezantuar si perfaqesues zyrtar i nje firme. I riu ka pohuar ne polici se disa dite me pare kishte marre nje telefonate, ku ishte njoftuar se kishte perfituar nje shume lotarie prej 510 mije lekesh nga kompania ne fjale dhe se per te terhequr cmimin duhet te dergonte ne nje numer celulari 25 karta rimbushese, te cilat me pas do t’i terhiqte, pasi te perfundonte procedura e lotarise. Ne pritje per te fituar lotarine dhe pasi ka pare se mund te kishte rene pre e mashtrimit, 19-vjecari ka mberritur dje ne polici, duke bere denoncim. Policia e Beratit tha se nisi hetimet per rastin e dyte brenda disa diteve ne kete qytet.
E.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›