Mashtron për t’i shpëtuar ushtrisë, arrestohet
06/07/2009 I riu kishte dërguar dokumente të falsifikuara në repartin ku ishte caktuar
Ishte shpallur në kërkim prej muajsh pas vendimit gjyqësor me 2 vjet burg
BERAT- Falsifikoi dokumentet personale dhe mashtroi për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak, ndërkohë që është arrestuar nga policia për të vuajtur dënimin. E.N., ka rënë në pranga të policisë, pasi është dënuar në mungesë nga gjykata për veprat penale të “mashtrimit” “falsifikimit të dokumenteve” dhe “dezertimit”. Burime të komisariatit të policisë Berat bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme është marrë informacioni për ndalimin e E. N., 28 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Poliçanit. Ka qenë stacioni i policisë në qytezën e Poliçanit që ka dhënë informacionin për ndalimin e shtetasit. Ky i fundit mësohet se ishte shpallur në kërkim në bazë të urdhrit ekzekutimit me numër 1452 të Prokurorisë rrethit gjyqësor Tiranë të datës 9 qershor. Ky organ ka kërkuar ndalimin e E.N pasi, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me një vendim me numër 213 që mban datën 19 shkurt të këtij viti e ka dënuar atë me 2 vjet e katër muaj burg, për konsumimin e veprave penale të “mashtrimit më shumë se një herë” “falsifikimit të dokumenteve” dhe “dezertimit”. E.N lindur dhe banues në qytezën e Poliçanit mësohet se një vit më parë ka qenë duke kryer shërbimin ushtarak në një repart në Tiranë dhe në muajt e fundit është larguar nga shërbimi ushtarak. Në kohën që është paditur nga reparti për dezertim i riu mësohet të ketë paraqitur si prova përfundimin e shërbimit ushtarak me dokumente të falsifikuara. Ai mësohet se kishte falsifikuar dokumentin e përfundimit të ushtrisë duke pohuar dhe deklaruar me anë të atij dokumenti se e kish përfunduar shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Për këtë çështje ai është paditur menjëherë në organin e akuzës në Tiranë dhe më pas çështja ka mbërritur për gjykim në organin e akuzës. Ky organ mësohet se për tre akuzat ka dënuar në mungesë me 2 vjet e katër muaj burg të riun, i cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e tij për vuajtjen e dënimit.