E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mashtronte qytetarët se u parashikonte të ardhmen dhe u merrte para, arrestohet 43-vjeçarja Elena Muhaxhiri

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 43-vjeçare e cila mashtronte qytetarët se mund t’u parashikonte të ardhjen, me qëllim përfitimin e parave dhe sendeve me vlerë.

Policia bën me dije se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dënuar me 2 vite burg 43-vjeçaren Elena Muhaxhiri.

Sipas bluve të Krujës “Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetase, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›