Bylisi “arratiset”, fitojnë dhe Korabi, Apolonia e Pogradeci

Janë luajtur të shtunën 7 ndeshje të javës së 17-të të Kategorisë së Parë ku nuk kanë munguar emocionet dhe surprizat. E gjithë vëmendja ishte në “Adush Muça”, ky vendasit e Bylisit arritën të mposhtin rivalin direkt, Erzenin me rezultatin 1-0. Tri pikë të arta për ballshiotët, që kanë rritur largësinë në +8 na ndjekësi më i afërt, që janë pikërisht shijakasit.
Surprizon Pogradeci, që ka arritur të marrë një fitore 3-0 jashtë fushe përballë Besës. Në të njëjtën linjë dhe Korabi e Apolonia që kanë mundur respektivisht Butrintin(1-2) dhe Shkumbinin(0-2). Besëlidhja ka fituar në shtëpi, 3-1 përballë Turbinës. Tërbuni-Lushnja dhe Tomori-Burreli janë mbyllur në barazim pa gola. Ndeshja Maliqi-Vora është shtyrë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
REZULTATET
BYLIS-ERZENI 1-0
BUTRINTI-KORABI 1-2
SHKUMBINI-APOLONIA 0-2
BESA-POGRADECI 0-3
TËRBUNI-LUSHNJA 0-0
TOMORI-BURRELI 0-0
BESËLIDHJA-TURBINA 3-1
ALIQI-VORA e shtyrë