E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat grabisin një argjendari në Fier

Fier- Grabitësit e argjendarieve kanë zbritur tashmë në qytetin e Fierit ku një dy persona nën kërcënimin e armëve kanë realizuar bastisjen e rradhës.

Ngjarja ka ndodhur në një argjendari në qendër të qytetit në lagjen Kastriot rreth mesditës së sotme. Mësohet se autorët kanë qënë të armatosur, me maska dhe lëviznin me motor.

Sipas shitësit ata i kanë drejtuar tyten dhe kanë marrë prej andej një sasi të konsiderueshme bizhuterish.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes së argjendarisë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›