E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE ul normën e interesit, tjetër rekord në Eurozonë

Evropë- Banka Qendrore Evropiane, BQE, ka ulur sot normën bazë të interesit nga 1% në 0.75%, një rekord i ulët ky për Eurozonën.

Ky veprim vjen si pasojë e faktit që ekonomia në vendet e monedhës së përbashkët vijon të performojë dobët. BQE gjithashtu ka shkurtuar normën e depozitave nga 0.25% në zero.

Reduktimet u ndoqen nga veprime të tjera të mëdha nga bankat qendrore gjatë ditës së enjte, me Bankën e Anglisë duke shtuar një tjetër 50 miliardë euro stimul në ekonomi dhe me Bankën e Kinës duke ulur normat e saja të interesit.

Reduktimi i normës së depozitave të BQE-së pritet të stimulojë kredidhënien mes bankave. Sondazhet e lëshuara më herët këtë javë treguan se sektori i  shërbimeve në Eurozonë kishte vazhduar të tkurret dhe se besimi i biznesit kishte rënë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›