Rigodet gjakmarrja, ekzekutohet një 40- vjeçar në Shkodër
Shkodër- Fenomeni mesjetar i gjakmarrjes ka rigoditur sërish në Shkodër, pasi mëngjesin e sotëm është ekzekutuar me armë zjarri një 45- vjeçar në Bushat.
Ngjarja ka ndodhur në një parking, ku persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje shtetasin Lulzim Qarri, dhe më pas trupin e tij e kanë hedhur në një kanal.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorëve të cilët janë larguar në drejtim të paditur menjherë pas ngjarjes.
Dyshohet se motivi i ngjarjes ka qenë gjakmarrja, sepse ka qenë në hasmëri me disa persona.
Viktimat e gjakmarrjes në zonën e Shkodrës janë shtuar ndjeshëm, dhe rasti më tragjik ishte vrasja e një 17- vjeçareje sëbashku me gjyshin e saj teksa ishin duke punuar në tokën.
/IDEA/