E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat, grabitje me armë në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë

Tiranë, 26 qershor NOA - Dy persona të maskuar kanë vjedhur mëngjesin e sotëm një lokal të lojërave të fatit në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35 në ambientet e kazinosë së lojërave të fatit Atex, në bulevardin Zogu i Parë, kur dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë kërcënuar punonjësin e turnit, Altin Shimën.

Mësohet se Aktin Shimës i janë grabitur 40 mijë lekë dhe një telefon celular të cilin e kishte me vete.

Pas ngjarjes autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa dyshohet të jenë mbështetur nga persona të tjerë të cilët sipas hetimit, ishin duke i pritur me një automjet.

Uniforma blu të komisariat numër 3 në kryeqytet kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe kanë marrë në pyetje punonjësin Shima, i cili ka treguar ngjarjen.

Po ashtu mësohet se policia ka sekuestruar edhe kasetat filmike, të kamerave të vendosura në këto ambiente.

Policia e Tiranës, tha se po punon për zbulimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.

e.l/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›