E Diel, 1 Nëntor 2026

Piu një helm që mbyt insektet, 28-vjeçarja gjendet në gjendje të rëndë në banesë

Durrës, 27 qershor, NOA Eshtë dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje jo të mirë shëndetësore një 28-vjeçare, e cila mësohet se kishte pirë një helm që mbyt insektet.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore, sipas të cilave e dëmtuara mban inicialet V.Z dhe është në moshën 28-vjeçare, banuese në fshatin Shën-Vlash të Durrësit.

Ndërkaq, mësohet se pasi i është dhënë ndihma e parë në Durrës, ajo është  dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin Ushtarak të Tiranës.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ajo është vetëhelmuar duke pirë një sasi helmi që përdoret për insektet, e cila ëhstë bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Po punohet per sqarimi e rrethaneve të ngjarjes, ndërsa materialet do ti kalohen prokurorisë së Durrësit për veprën penale të Shkaktimit të vetëvrasjes me anën e helmit, e parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›