Rrëzoi bustin e diktatorit në Fier, niset për kurim në Turqi pas 23 vitesh
FIER - Quhet Viron Naçi, është 46 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe prej 23 vjetësh gjurin e këmbës së djathtë nuk e përkul, pasi dy plumba e përshkuan tej e tej teksa merrte pjesë në protestë për të rrëzuar bustin e diktatorit Enver Hoxha në Fier. Pas mjekimit të marrë në 1992, mjekët specialistë italianë i pohuan se duhet të kalonte një periudhë 20-vjeçare që ai të ribënte operacionin për të vendosur protezë në gju, pasi trupi i tij ishte në zhvillim. Në ato vite Presidenti i Republikës, Sali Berisha e dekoroi me medaljen e trimërisë klasi i parë, ‘Pishtar i Demokracisë’. Falë ndërhyrjes së një mikut të tij, falë një SMS-je të nisur në telefonin e kryeministrit Sali Berisha, ai të martën në mëngjes niset drejt Stambollit për të ribërë operacion këmbën e tij, ashtu siç pohon edhe ai vetë: “Fëmijët e mi të mos i shikojë njeri shtrembër, unë të eci edhe një herë si dikur se më iku rinia”. Qeveria akordoi fondin prej 18 mijë euro për të kryer këtë operacion pishtari i demokracisë, Viron Naçi. Ai falenderon qeverinë për mundësinë e dërgimit në Turqi, në veçanti kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin Halim Kosova, që i krijuan kushtet për të kryer operacionin e pritur prej 20 vitesh. Ai nuk lë pa falenderuar edhe miqtë e tij që e ndihmuan me të ardhura ekonomike për biletën, e shpenzimet e tjera që i mbuluan, por edhe atë që bëri të mundur plotësimin e këtij misioni nëpërmjet një SMS-je në adresë të kryeministrit Sali Berisha.
Si ndodhi ngjarja, përse u grumbulluat?
Ishte data 20 shkurt e vitit 1991. Kishim dëgjuar që do të rrëzonin bustin e Enver Hoxhës në Fier. Unë me disa shokë ndodheshim në një lokal afër sheshit përballë bashkisë, ku edhe ishte busti i diktatorit. Ora po shkonte 11 e 30 minuta. Duke qenë edhe kuriozë se çfarë po ndodhte, u afruam. Forca të shumta policie me skafandra, shkopinj gome dhe armë. Isha edhe unë duke u bashkuar me turmën. Busti u hoq, por kishte edhe nga ata që donin ta mbronin bustin që të mos hiqej. Policia ndërhyri. Kujtuam se po qëllonin për të na trembur. Snajperë kish mbi ish- bankën e vjetër, mbi tarracën e bashkisë. Polica ndërhyri duke shpërndarë turmën e duke qëlluar. Busti i diktatorit u hodh në lumin Gjanicë. Unë isha me Rrap Gjikën, i cili mbeti i plagosur si dhe me Mond Hasanin, i cili edhe ai i plagosur, ka plumbin në trup edhe sot pa e hequr.
Ku u ndodhe kur u plagose dhe kush të ndihmoi?
Isha tek fillimi i urës së Gjanicës. Ata që mbronin bustin e Enverit më qëllonin me grushte e shkelma nga trupi e koka së bashku me policë. Unë mendova se isha i plagosur me gurë në këmbë. Një ushtar ndërhyn dhe u thotë ‘e lini more, nuk e shikoni që është i plagosur?’. Ka qenë edhe Bashkim Gashi dhe maratonisti Syrja Dalipi që më çuan në spital. Më morën dhe më çuan në spital ku më bënë operacion. Policia në darkë vonë erdhi në spital e ndante të plagosurit kush ishte rastësisht dhe kush ishte nga të organizuarit. Për vizitë erdhën nga Tirana, Albert Brojka, Pjetër Arbnori së bashku me Viktor Margilajn, që ishte kryetar i PD-së Fier. Dhashë dhe një intervistë për “Zërin e Amerikës” atë mëngjes pas operacionit.
Si u bë e mundur që ju të udhëtoni drejt Stambollit për të ribërë operacion këmbën tuaj?
Një miku im i formuloi një SMS kryeministrit Sali Berisha vetëm afro dy muaj më parë. Vetëm 30 minuta pas dërgimit të SMS-së, ka marrë në telefon ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova dhe më kërkoi dokumentet. Ato i paraqita një ditë më pas në Ministri të Shëndetësisë, ku më thanë që duhet t’i ribëja edhe një herë se kishin kohë që ishin bërë. Pasi bëra vizita të reja, mjekët shqiptarë nuk merrnin përsipër operacionin. Kështu që dokumentet u përkthyen anglisht dhe iu nisën disa klinikave jashtë shtetit.
Sa zgjati kjo kohë dhe ku i gjetët të ardhurat për operacionin?
As dy muaj tamam nuk zgjati procedura, pasi ishte pala turke në Stamboll ku ndodhet klinika që do të kryejë operacionin, që vonoi përgjigjen. Nisem të martën në mëngjes për Stamboll për të kryer operacionin. Pas kërkesës sime, ka qenë qeveria shqiptare, ajo që më akordoi fondin prej 18 mijë euro që mbulon shpenzimet e operacionit që unë do të kryej në Turqi.
Si ndihesh tanimë që do të kryesh operacionin për të vendosur protezën në gju?
U plagosa në moshën e rinisë për një ditë më të mirë. Në atë kohë e konceptonim demokracinë duke mbajtur flokë të gjata e pantallona me xhepa pas. Nuk dinim më shumë. Për 23 vjet unë njërën këmbë nuk e përkul fare, që do të thotë jam invalid. U martova dhe kam dy fëmijë, vajzën Anaida që është 16 vjeç dhe djalin Deivi, që është 7 vjeç. Vajza është më e madhe dhe disa gjëra i ka kuptuar mirë. Nuk i vjen turp që unë jam invalid. Djali më ka pyetur disa herë duke më thënë: “Babi kush ta ka qëlluar këmbën me plumb?!”. Atij nuk mund t’i jap përgjigje se është i vogël dhe disa gjëra s’i kupton.
(e.m/summerpages/BalkanWeb)