E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat tentojnë të grabisin argjendarinë, pronari qëllohet me plumb në bark

TEPELENË- Pronari i një argjendari, ka mbetur i plagosur mesditën e sotme (rreth ores 13:00) pas një tentative grabitjeje në dyqanin tij.

Burime nga policia e Tepelenës bëjnë me dije se shtetasi Arben Goxhaj ka mbetur i plagosur, pasi maskat tentuan të grabisin argjendarinë e tij.

Nga hetimet paraprake mësohet se Goxhaj është konfrontuar me grabitësit e maskuar dhe të armatosur , të cilët e kanë qëlluar pasi kanë hasur në kundërshtimi ne tij.

Maskat janë larguar menjëherë nga vendngjarja pa mundur të grabisin asgjë, ndërkohë Goxhaj i cili ka marrë një plumb në bark është dërguar menjëherë për në spital.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që dëshmia e pronarit dhe kamerat e sigurisë do të bëjnë të mundur dhe identifikimin e autorëve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›