E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, policia arreston 3 shtetas, vodhën 30 mln lekë

ELBASAN- 3 shtetas janë arrestuar pasi mundën të grabisin 30 milionë lekë në një banesë në lagjen ‘Beqir Dardha të qyteti të Elbasanit.

Policia bën me dije se hajdutët janë futur mbrëmjen e së shtunës në banesën e shtetasit Ardian Peqini dhe kanë mundur të marrin me vete sasinë e parave.

Pas denoncimit të Ardian Peqinit, policia ka bërë të mundur arrestimin e 3 autorëve një prej të cilëve i afërm i pronarit të baneses ku u krye vjedhja dhe ka mundur të sekuestrojë 20 mln nga lekët e grabitura .
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›