E Shtunë, 31 Tetor 2026

Massimiliano Allegri: Kampionati italian më konkurrues se edicionin e kaluar

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, pret që Kampionati italian të jetë shumë më konkurrues në sezonin 2013/2014, në krahasim me atë që ishte në edicionin e kaluar.

Rossonerët arritën ta sigurojnë pozitën që çon në kualifikime për Ligën e Kampionëve, falë pjesës së dytë të sezonit gjatë të cilës u mposhtën vetëm nga kampioni Juventus.

“Juve do të jetë favorit. Ata kanë transferuar disa lojtarë të rëndësishëm, nga Carlos Tevez dhe Fernando Llorente deri te Angelo Ogbonna”.

“Milani e di se do të jetë më vështirë sesa në sezonin e kaluar. Përveç Juves, janë edhe gjashtë ekipe të tjera që do të luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar 45-vjeçari.

Përkundër angazhimit të dobët të kuqezinjve në treg, Allegri është optimist për arritjet e reja, si Riccardo Saponara, Andrea Poli dhe Jherson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›